Flash

Plas skandali: Tallares shënon, arbitri mbyll sfidën para se topi të kalojë vijën

Lapsi.al 21 April 2025
Plas skandali: Tallares shënon, arbitri mbyll sfidën para se topi
Mediat argjentinase flasin pa dorashka për një “skandal” lidhur me atë që ndodhi natën e kaluar në sekondat e fundit të ndeshjes së Primera Nacional, pra kategorisë së dytë të futbollit argjentinas, mes Talleres de Remedios de Escalada dhe Estudiantes de Buenos Aires. Në kohën shtesë, arbitri akordoi një penallti për vendasit, të cilët në atë moment po humbnin 1-0: gjuajtësi i caktuar nuk arriti të shënojë pasi portieri ia priti goditjen, por në tentativën e dytë, pas grushtimit, Talleres e çoi topin në rrjetë duke barazuar. Teksa të gjithë po festonin, askush nuk vuri re se arbitri e kishte anuluar golin duke sinjalizuar përfundimin e ndeshjes: problemi është se pamjet tregojnë arbitrin duke ndjekur zhvillimin e aksionit pas penalltisë, si të ishte ende lojë, dhe vetëm pasi topi futet në portë ai fishkëllen për ta mbyllur ndeshjen. Ndeshja, e vlefshme për javën e 11-të të Grupit B të Primera Nacional, i kishte gjetur Talleres – që renditet në vendin e fundit të klasifikimit – të mposhtur në shtëpi nga Estudiantes, një skuadër që ndodhet në zonat e larta të renditjes. Megjithatë, rezultati mund të kishte ndryshuar në sekondën e fundit: një pasim i gjatë nga mbrojtja gjeti një futbollist të vendasve përballë portierit kundërshtar, i cili ndërhyri në mënyrë që u konsiderua e parregullt dhe u ndëshkua me penallti, edhe pse nga pamjet duket se ai prek qartazi topin (në kategoritë më të ulëta në Argjentinë nuk ka VAR).

Topi futet në portë, arbitri fishkëllen fundin

Franco Vedoya u paraqit në pikën e bardhë të penalltisë dhe gjuajtja e tij, në minutën e 98', u ndal nga portieri i Estudiantes, Matias Budino. Në ribatim, Camilo Viganoni shënoi golin e barazimit 1-1, por arbitri Julian Jerez – i cili nga pamjet duket se e ndiqte me shumë vëmendje aksionin e ribatimit, sikur loja të ishte ende në zhvillim – e anuloi golin pasi topi kishte hyrë në rrjetë, ndërsa lojtarët, stoli, stafi dhe tifozët e skuadrës vendase po festonin me entuziazëm, fillimisht të pavetëdijshëm për vendimin e arbitrit. Sigurisht që pasuan protesta të ashpra, por nuk pati asnjë rezultat. Rregullorja përcakton se, edhe nëse koha e lojës ka mbaruar, arbitri mund të lejojë disa minuta shtesë për ekzekutimin e një penalltie, por konfuzioni në këtë rast lind sepse asnjëri nga lojtarët e të dy skuadrave nuk ishte në dijeni se, sapo të ekzekutohej penalltia, loja do të konsiderohej e përfunduar, pra që një ribatim i mundshëm nuk do të vlente. Në çdo rast, një gabim i rëndë i arbitrit, i cili duhej të kishte njoftuar të dyja skuadrat se menjëherë pas goditjes së penalltisë, ndeshja do të përfundonte – me ose pa gol.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI