A seguito della scomparsa del Santo Padre, la Lega Nazionale Professionisti Serie A comunica che le gare previste nella giornata odierna di Campionato di Serie A Enilive e Primavera 1 sono rinviate a data da destinarsi.
— Lega Serie A (@SerieA) April 21, 2025
Cilat janë ndeshjet e shtyra për shkak të vdekjes së Atit të Shenjtë
Cilat ishin ndeshjet e programuara për sot? Sipas kalendarit të ndarë të javës së 33-të të kampionatit, duhej të zhvilloheshin katër ndeshje të shtyra (posticipo). E para në orën 12:30, Torino–Udinese. Pasdite në orën 15:00 ishte parashikuar Cagliari–Fiorentina, ndërsa në orën 18:00 duhej të niste Genoa–Lazio. Ndeshja që do të mbyllte javën ishte Parma–Juventus (ora 20:45). Stadiumet mbyllen, të gjithë në shtëpi.Datat e mundshme për zhvillimin e ndeshjeve të kampionatit
Për momentin, Liga e Serie A nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka përmendur një “datë që do të caktohet” për rikuperimin e ndeshjeve. Nuk pritet të ketë probleme për të gjetur një dritare të përshtatshme për zhvillimin e tyre, duke pasur parasysh se shumica e skuadrave nuk kanë angazhime të tjera jashtë Serie A. Përjashtim bën Fiorentina, që aktualisht është e angazhuar në Kupat e Europës. Skuadra e trajnerit Palladino është kualifikuar për gjysmëfinalen e Conference League: ndeshja e parë do të luhet më 1 maj, e kthimit më 8 maj, ndërsa finalja do të zhvillohet më 28 maj në Stadiumin Municipal të Breslavës (Poloni). Duke marrë këtë parasysh, e vetmja hapësirë e mundshme për të shtuar ndeshjen ndaj Cagliarit do të ishte jo para ditës së mërkurë, 14 maj, mes javës së 36-të (11 maj, Fiorentina luan në fushën e Venezias) dhe javës së 37-të (18 maj, Fiorentina pret Bolognën). Java e fundit (38-ta) është parashikuar për më 25 maj, përveçse në rast të një ndeshjeje finale për titullin kampion, e cila do të luhej me sistem ndeshje teke.La FIGC piange la scomparsa di Papa Francesco. Sospese tutte le competizioni in programma nella giornata di oggi, dalla Serie A ai Dilettanti.https://t.co/FhEPLOibdw
— FIGC (@FIGC) April 21, 2025
Presidenti Duka mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë
Federata Shqiptare e Futbollit shpreh keqardhjen e thellë për lajmin tragjik të ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, një figurë frymëzuese dhe simbol i paqes dhe solidaritetit. Ati i Shenjtë u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të vyer shpirtërore. Federata e Futbollit i shpreh ngushëllime të sinqerta Selisë së Shenjtë, Kishës Katolike dhe të gjithë besimtarëve katolikë. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka gjithashtu ka shprehur ngushëllimet e tij përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale: “Lamtumirë Papa Françesku! Një humbje e madhe për të gjithë botën! Sot humbëm Atin e Shenjtë, një udhëheqës shpirtëror, i cili frymëzoi botën me mesazhet e tij për humanizëm dhe solidaritet. Në emrin tim dhe të gjithë komunitetit të futbollit shqiptar, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Selisë së Shenjtë, Kishës Katolike dhe të gjithë besimtarëve katolikë!View this post on Instagram