Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Hapet testamenti i Papës: Më varrosni direkt në tokë, nuk dua zbukurime mbi varr

Lapsi.al 21 April 2025
Hapet testamenti i Papës: Më varrosni direkt në tokë, nuk

“Unë kërkoj që mbetjet ime mortore të pushojnë në pritje të ditës së ringjalljes në Bazilikën Papale të Santa Maria Maggiore”. Dëshirat e fundit të Papa Françeskut në testamentin e shkruar në Santa Marta në datën 29 qershor 2022 janë publikuar nga zyra e shtypit e Vatikanit këtë mbrëmje pas vdekjes së Atit të Shenjtë.

“Miserando atque Eligendo. Në emër të Trinisë së Shenjtë. Amen. Duke ndjerë se fundi i jetës sime tokësore po afrohet dhe me shpresë të gjallë në Jetën e Përjetshme, dëshiroj të shpreh vullnetin tim vetëm në lidhje me vendin e varrimit tim. Gjithmonë ia kam besuar jetën time dhe shërbesën time meshtarake e peshkopale Nënës së Zotit tonë, Marisë Më të Shenjtë.

Uroj që udhëtimi im i fundit tokësor të përfundojë pikërisht në këtë shenjtërore të lashtë ku shkoja për lutje në fillim dhe në fund të çdo Udhëtimi Apostolik për t'ia besuar qëllimet e mia Nënës së Papërlyer dhe ta falënderoj për kujdesin e saj të bindur dhe amnor".

Kërkoj që varri im të përgatitet në kamaren e nefit anësor midis Kapelës Pauline dhe Kapelës Sforza të Bazilikës Papale të lartpërmendur siç tregohet në bashkëngjitur. Varri duhet të jetë në tokë. I thjeshtë, pa dekorim të veçantë dhe me mbishkrimin e vetëm: “Franciscus”, - kërkon Papa.

“Shpenzimet për përgatitjen e varrimit tim do të mbulohen nga shuma e një bamirësi që kam rregulluar” - shkruan Bergoglio – “për t'u transferuar në Bazilikën Papale të Santa Maria Maggiore dhe për të cilën i kam dhënë udhëzimet e duhura Imzot Rolandas Makrickas, Komisioner i Jashtëzakonshëm i Kapitullit Liberian.

“Zoti u dhashtë shpërblimin e merituar atyre që më deshën dhe do të vazhdojnë të luten për mua. Vuajtjet që u bënë të pranishme në pjesën e fundit të jetës sime ia ofrova Zotit për paqe në botë dhe vëllazëri mes popujve” – mbyllet testamenti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI