Flash

Laçi shansi i fundit, Tiranës i duhet 1 pikë me Teutën: askush nuk ka siguruar asgjë

Lapsi.al 19 April 2025
Laçi shansi i fundit, Tiranës i duhet 1 pikë me Teutën:
10 skuadrat e Abissnet Superiore zbresin në fushë të shtunën, të gjitha në orën 15.30, për javën e parafundit të kampionatit, shumë e rëndësishme, por jo përcaktuese: Laçi bën përjashtim pasi për bardhezinjtë humbja në shtëpi me Dinamon do të ishte dënim kapital. Edicioni i 86-të i kampionatit Abissnet Superiore po i afrohet fundit, ndërsa sot do të zhvillohen pesë ndeshjet e javës së parafundit. Egnatia, Dinamo City dhe Vllaznia kanë siguruar tashmë biletat për në fazën “Final Four”, ndërsa gara për vendin e mbetur, për qëndrimin në kampionat dhe vendin e parë vazhdon ende. Bylis përballet me Partizanin, ndërsa Egnatia do të presë në shtëpi Skënderbeun. Përballje e fortë pritet këtë javë mes AF Elbasanit dhe Vllaznisë në Elbasan, teksa Dinamo City do të udhëtojë drejt Laçit këtë të shtunë për ndeshjen e radhës, me laçianët që luftojnë për mbijetesën. Tirana do të përballet me Teutën, një takim i vështirë, ku të dyja skuadrat duan fitoren.

Laçi rrezikon rënien matematike

Kurbinasit, në vendin e fundit me 33 pikë e me pakënaqësi të shpërthyera në dhomat e zhveshjes, do ta kenë të pamundur arritjen e të tjerëve, duke qenë se -3 janë që tani. Diferencat janë aq të vogla për skuadrat e përfshira në mbijetesë, titull apo Final 4 sa edhe në rast përmbysjesh situatash, është gjithnjë java e fundit për të shpresuar. Bylis e Skënderbeu me 36 e 37 pikë respektivisht janë të thirrur në çështje të mposhtin dy pretendente për titull: Partizanin e Egnatian. Lexo më tej: Partizani synon titullin me lojtarin e kombëtares: Shala firmos deri në vitin 2026 Për ballshiotët e Mezanit është mundësia e fundit për të tentuar shpëtimin, që mund të mos vije gjithësesi edhe me 39 pikë. Kështu, sepse Skënderbeu i pret në javën e fundit në shtëpi dhe, edhe nëse humbet në Rrogozhinë, me një fitore direkte ndaj Bylis e kalon në renditje. Egnatia e Partizani kanë halle luksi, rrogozhinasit mund të mbeten pa 100 milionët e vendit të parë, nëse munden dhe Vllaznia fiton në Elbasan e Partizani pa Final 4 nëse rrëzohet në Ballsh e janë verdheblutë që mposhtin shkodranët.

Barriera e shpëtimit 40 pikë: Tiranës i duhen pikë me Teutën

Me këtë qasje, barriera e shpëtimit me 40 pikë, kur Tirana me 36 pikë të presë në shtëpi Teutën me 38, fitorja do të ishte madhështore, por barazimi do të ishte i domosdoshëm për bardheblutë, që në fund të mund të luanin gjithcka për gjithcka në derbin me Dinamon, që ndoshta deri atëherë do të ketë mësuar nëse do të jetë në dy vendet e para apo jo të Final 4. Durrsakët e Hodos nga ana tjetër mund të mos duan të kenë dilemma deri në ndeshjen e fundit kur presin Egnatian. Fitorja me Tiranën do ti shpëtonte matematikisht, duke evituar edhe playout, pork y është rezultati që zhyt bardheblutë në kaosin e llogarive me gola e ndeshje direkte me Bylis.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI