Flash

Abatantuono tallet keq me Inter: “Urime zikaltërve që e kanë fituar tashmë Tripletën”

Lapsi.al 19 April 2025
Abatantuono tallet keq me Inter: “Urime zikaltërve që e

Diego Abatantuono është, ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një tifoz i madh i Milan. Edhe në momente si ky, me kuqezinjtë që ndodhen larg majave të arritura në epokën Berlusconi. Megjithatë, aktori milanez, i lidhur ngushtë me botën e futbollit jo vetëm për pasionin e tij për Milan – siç është shfaqur te “Eccezziunale veramente” – por edhe për pjesëmarrjen e tij kompetente në emisione sportive si Controcampo, nuk e bën dramë.

“Trazira? Milan më rri në shpirt që kur isha fëmijë dhe banoja në të njëjtin pallat me Gianni Rivera. Sot nuk po shkon shumë mirë, por kam shijuar aq shumë në të kaluarën…”, ka thënë Abatantuono për la Repubblica.

Lexo më tej: "Pse duhet të mbetem tifoz i Milan?": Diego Abatantuono shfryn inatin ndaj shoqërisë

Më pas, sidoqoftë, aktori i njohur italian lë të prevalojë krenarinë e tij kuqezi duke thumbuar “kushërinjtë”: “Mund të bëj vetëm urime për miqtë interistë që janë duke e fituar Tripletën, madje e kanë fituar tashmë. Një arritje që e shpikën ata vetë, më parë nuk ekzistonte, por janë detaje…”. A do të mjaftojë kjo si një tallje?

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI