Flash

Ortiz, goditja me brryl i theu nofullën e i shkuli 3 dhëmbë:vendimi i arbitrit absurd

Lapsi.al 18 April 2025
Ortiz, goditja me brryl i theu nofullën e i shkuli 3
Danilo Ortiz mbeti i shtrirë në tokë, me tre dhëmbë të humbur dhe nga goja i dilte gjak. Futbollisti dukshëm i trullosur, me fytyrën e përvëluar nga dhimbja, nuk arrinte as të fliste. Nofulla i ishte thyer në disa vende. Ortiz pësoi një dëmtim të rëndë maksilofacial, pasojë direkte e një goditje me bërryl në fytyrë gjatë ndeshjes mes Atlético Cienciano dhe Alianza Universidad de Huánuco (java e 8-të e Torneo Apertura në Ligën 1 të Perusë). Ishte kolumbiani Yorleys Mena ai që e goditi egër me bërryl gjatë një dyluftimi të ashpër. Cila ishte reagimi i arbitrit? I habitshëm për vendimin e marrë: nxori vetëm karton të verdhë, duke injoruar plotësisht rëndësinë e asaj ndërhyrjeje që meritonte të kuq direkt dhe ndëshkim të rëndë me pezullim. Ajo që shtoi më shumë polemikat ishte edhe mungesa e ndërhyrjes nga VAR-i, që mund t’i sugjeronte arbitrit rishikimin e episodit dhe vendimit. Por, asgjë.

Incidenti në pjesën e parë ishte tronditës

Minuta e 21-të e pjesës së parë, rezultati ishte ende 0-0. Mena dhe Ortiz përplasen në një duel ajror për topin, por është mbrojtësi ai që pëson më keq: përplasja është e fortë, ndërsa rënia në tokë e përkeqëson gjendjen. Rreth tij mblidhen menjëherë shokët e skuadrës dhe kundërshtarët, tensioni është maksimal. Italo Gonzalez, arbitri i ndeshjes, i habit të gjithë me një vendim të butë, ndërsa as nga dhoma e VAR-it nuk i sugjerohet ndonjë korrigjim.

Rruga drejt spitalit dhe operacioni për “rindërtimin e fytyrës”

Por “surprizat” nuk mbarojnë këtu. As vetë Ortiz dhe as stafi mjekësor nuk e kuptuan menjëherë se çfarë kishte ndodhur: ish-lojtari i Racing Club, Banfield dhe Godoy Cruz vazhdoi të qëndronte në fushë dhe e përfundoi ndeshjen. Vetëm pas përfundimit të takimit u dërgua me urgjencë në spital. Diagnoza konfirmoi gjendjen e rëndë: kishte frakturë të nofullës në disa pika dhe kishte humbur tre dhëmbë. Për të rikuperuar dëmtimet, mjekët vendosën për një ndërhyrje kirurgjikale rindërtuese. Pas operacionit, pritet të qëndrojë jashtë fushave për disa muaj.

Klubi Cienciano jep informacionin zyrtar për gjendjen

Që gjithçka ka shkuar mirë pas operacionit u konfirmua nga vetë klubi, Cienciano, që publikoi një komunikatë në rrjetet sociale: “Futbollisti Danilo Ortiz ka pësuar një traumë në nofull gjatë ndeshjes ndaj Alianza Universidad de Huánuco, duke shkaktuar frakturë në atë zonë dhe humbjen e tre dhëmbëve. Ai do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në orët në vijim. I urojmë shërim të shpejtë. Forca Danilo!”

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI