Flash

Dëmtohet sërish, Neymar në lot: "Ky është fundi". Në 5 sezone ka qenë jashtë 800 ditë

Lapsi.al 18 April 2025
Dëmtohet sërish, Neymar në lot: "Ky është
Për Neymar, fati në futboll ka rezervuar pjesën më të vështirë dhe më të pamëshirshme për një lojtar: një kalvar që duket i pafund, me dëmtime që po kushtëzojnë pjesën e dytë të një karriere të jashtëzakonshme. Në eksperiencën e tij aktuale te Santos, në nëntë ndeshje të luajtura me fanellën e “Peixe”, O’Ney ka arritur të përfundojë 90 minutat vetëm një herë, kundër Inter de Limeira, në stadiumin Paulistão, kur shënoi një gol dhe dha dy asistime. Përveç asaj ndeshjeje, Neymar kishte braktisur fushën katër herë të tjera përpara ndalesës së fundit, kundër Atletico Mineiro, ku Neymar u dëmtua sërish, në kofshën e majtë. Duke lënë fushën në lot dhe duke zgjatur kalvarin e pafund që vazhdon prej të paktën pesë sezonesh.

Ndalesa e fundit në fushë: Neymar del në lot

Nuk kishte tifoz që të mos e kishte përjetuar me zemër të shtrënguar nga zemërimi dhe keqardhja skenën që ndodhi në stadiumin Urbano Caldeira, kur fenomeni 33-vjeçar brazilian u rrëzua në tokë dhe u ngrit vetëm për t’u shtrirë mbi barrelën lëvizëse dhe për t’u transportuar jashtë fushe, dukshëm në lot. Kamerat regjistruan gjithçka në transmetim global, duke theksuar shprehjet e dhimbjes së Neymar, i cili u detyrua të largohej, i rrethuar nga shokë dhe kundërshtarë që interesoheshin për gjendjen e tij, nën duartrokitjet e të pranishmëve. Ndeshja e zhvilluar të mërkurën më 16 prill, e fituar 2-0 nga Santos, ishte gjithashtu debutimi i Neymar në Brasileirão që nga minuta e parë, pas së dielës së kaluar, kur – në kthim nga një tjetër dëmtim – kishte luajtur gjithë pjesën e dytë në Maracanã kundër Fluminense. Fati i futbollit i ktheu edhe një herë shpinën në minutën e 32-të të pjesës së parë, duke pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e majtë, një tjetër goditje pas më shumë se një muaji jashtë fushave për shkak të së njëjtës problematike fizike. Përballë kësaj, Neymar u thye psikologjikisht, duke treguar brishtësinë e tij emocionale.

Të gjitha dëmtimet e Neymar: lista e tmerrshme

Dëmtimi i ri po konfirmon vështirësitë e mëdha – dhe tashmë gjithnjë e më të shpeshta – fizike që prej kohësh e detyrojnë ish-yllin e Barcelonës dhe PSG-së në ndalesa të vazhdueshme. I transferuar në vitin 2023 te Al Hilal në Arabinë Saudite, Neymar u dëmtua në tetor duke luajtur me kombëtaren braziliane, në ligamentet e një gjuri që e mbajti jashtë fushave për mbi një vit, duke koleksionuar vetëm 7 ndeshje dhe një gol në Saudi Pro League, përpara se të ndërpriste kontratën para kohe për t’u rikthyer në Brazil.

Të dhënat mbi dëmtimet e Neymar (Burimi: Transfermarkt)

Por është që nga sezoni 2020-2021 që Neymar nuk po gjen më qetësi, duke pësuar gjithnjë e më shpesh një seri problemesh fizike që nxjerrin në pah brishtësinë e tij kockore dhe muskulore. Në 5 vitet e fundit – me aktualin ende larg përfundimit – të dhënat janë më së paku alarmante: Neymar ka qëndruar jashtë për shkak dëmtimesh për gjithsej 800 ditë, duke munguar në gati 150 ndeshje mes klubit dhe kombëtares.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI