Flash

Botërori për klube: Infantino nuk mund të sigurojë milionat e premtuara, faji i Trump

Lapsi.al 18 April 2025
Botërori për klube: Infantino nuk mund të sigurojë milionat

Politikat e reja fiskale të Donald Trump në Shtetet e Bashkuara rrezikojnë të prishin planet e Gianni Infantino-s dhe të FIFA-s për edicionin e parë të Kupës së re të Botës për Klube të zgjeruar. Sipas asaj që shkruan “The Guardian”, FIFA po zhvillon negociata të ndërlikuara me autoritetet amerikane pasi nuk ka arritur të sigurojë përjashtime tatimore për 32 klubet pjesëmarrëse.

Organizata botërore e futbollit shpalli në mars një fond çmimesh të madh për këtë turne, në vlerë prej 1 miliard dollarësh (754 milionë paund), nga të cilët deri në 125.8 milionë dollarë për fituesit. Megjithatë, pa marrëveshje tatimore, klubet mund të përballen me dhjetëra miliona dollarë që do t’u duhen t’i paguajnë autoriteteve tatimore amerikane, përveç taksave që duhet të paguajnë në vendet e tyre të origjinës.

Lexo më tej: Futbolli larg politikës, vetëm kur na intereson: Infantino, Trump e lidhjet me FIFA-n

FIFA ka siguruar përjashtime nga një sërë taksash për ndeshjet e Kupës së Botës 2026 në Shtetet e Bashkuara, me kombëtaret pjesëmarrëse të përjashtuara nga shumë taksa komunale, shtetërore dhe nga ato për shitjen e biletave, por me kalendarin e Kupës së Botës për Klube të planifikuar me një afat shumë më të shkurtër, nuk ka mundur të sigurojë një përjashtim të ngjashëm. FIFA po këmbëngul për një zgjidhje që garanton trajtim të barabartë për të gjithë dhe besohet se është optimiste se do të arrijë marrëveshje, pasi ka bërë përpjekje të mëdha muajt e fundit për t’iu afruar vendimmarrësve kryesorë amerikanë.

Jo rastësisht, Gianni Infantino është takuar me presidentin Donald Trump dy herë në muajin mars, duke çuar edhe trofeun e ri të Kupës së Botës për Klube në Zyrën Ovale. FIFA ka refuzuar të komentojë, por burime të njohura me negociatat kanë deklaruar se ajo po mbështet klubet pjesëmarrëse për të respektuar rregulloret fiskale të Shteteve të Bashkuara.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI