Bellingham i pëshpërit diçka Saka para penalltisë
Teknika për ta shqetësuar është identike: lojtari i “blancos” identifikon atë që do të ekzekutojë penalltinë, e shënjestron dhe i afrohet, përpiqet t’i shtojë presion dhe ta shpërqendrojë duke i pëshpëritur diçka në vesh. Saka, bashkëkombës dhe shok skuadre në përfaqësuesen e “Tre Luanëve”, e ka kuptuar tashmë: e di mirë se çfarë bën Bellingham dhe thuajse buzëqesh kur e sheh. Në një moment ai kthehet dhe e gjen pas shpine, duke i thënë diçka. Kalojnë edhe pak çaste dhe më pas sulmuesi i Arsenal bën zgjedhjen e gabuar: përpiqet ta mashtrojë Courtois me një “panenka”, por trajektorja u ndal nga portieri belg.A ishte merita e Bellingham?
E vështirë të thuhet… por fakt është që për atë mënyrë ekzekutimi të penalltisë, Saka gati sa nuk u përplas fizikisht me Carvajal, i cili në pushim e përballoi në fushë duke zbritur në tapetin e gjelbër. Arsyeja? Ta qortonte për atë guxim të tepruar. Çështja nuk përfundoi aty: në pjesën e dytë, Saka ia ktheu me të njëjtën monedhë, fillimisht duke shënuar golin e avantazhit të përkohshëm, pastaj duke festuar me gishtin para gojës. Një gjest i qartë, si për të thënë “hesht”, që kujton një të ngjashëm nga e kaluara i Thierry Henry në kohët e tij te Arsenal.Jude bën gjithmonë të njëjtën gjë, u përpoq të shpërqendronte edhe Kane
Nuk është hera e parë që Bellingham kapet duke përdorur mënyra për të thyer përqendrimin e kundërshtarëve, në veçanti atyre që paraqiten për të goditur nga pika e bardhë. Në edicionin e kaluar, gjatë një gjysmëfinaleje kundër Bayern Munich, u përpoq të bezdiste Harry Kane ndërsa ky priste për të gjuajtur një penallti. “Nuk e di çfarë po thoshte. E pashë aty duke murmuritur diçka,” – ishin fjalët e sulmuesit. – “Do të duhej ta pyesja se çfarë tha saktësisht. Sepse kur jam në situata të tilla, jam plotësisht i përqendruar dhe përpiqem të shkëputem nga gjithçka. Jam i sigurt që po thoshte diçka për të më krijuar ndonjë problem, por për fatin tim, gjithçka shkoi mirë.”Nothing was going to distract Harry Kane from getting his goal ? pic.twitter.com/mR05vjxCPH
— Football on TNT Sports (@footballontnt) April 30, 2024