Flash

Europa League, Vetëm Bodo/Glimt ka fituar ndeshjen e parë: për të tjerët është betejë

Lapsi.al 17 April 2025
Europa League, Vetëm Bodo/Glimt ka fituar ndeshjen e parë: për

Të enjten do të përcaktohen edhe skuadrat gjysmëfinaliste të Europa League. Ndeshjet e para kanë lënë të hapur të gjithë skenarët me vetëm Bodo/Glimt që ka fituar ndaj Lazios. Tre barazimet në ndeshjet e tjera e bëjnë situatën krejtësisht të paparashikuar, me United ndoshta të favorizuar nga fakti që është ekipi i vetëm i pamundur i turneut.

Vetëm një skuadër nga tetë mund ta konsiderojë veten favorit për të shkuar në gjysmëfinale të Europa League dhe nuk është asnjë nga emrat e mëdhenj, por Bodo/Glimt. Norvegjezët janë të vetmit që kanë fituar ndeshjen e parë dhe tani shkojnë në Olimpico për tu përballur me Lazion me një avantazh të rëndësishëm 2-0. Bardhekaltrit, të renditur në vendin e parë në fazën kampionat, tani duhet të tregojnë se janë të aftë të përmbysin rezultatin për të përligjur pretendimet që ka skuadra e Baronit në këtë kompeticion.

Tre barazime të paqarta

Tre ndeshjet e tjera janë mbyllur në barazim, gjë që i jep një lloj krediti skuadrave që do luajnë kthimin në shtëpi, por jo thelbësor. Manchester United do të nisë nga 2-2 dramatik në Francë me Lyon dhe shpreson shumë në efektin Old Trafford. Anglezët janë skuadra e vetme e pamundur në Europa League dhe në Lyon nuk kanë fituar kurrë, por nga francezët nuk janë mundur asnjëherë. Djajtë e Kuq mund të shpëtojnë sezonin vetëm duke ngritur lart trofeun, që do ti jepte aksesin në Champions.

Për një tjetër skuadër angleze duket se do të jetë një mbrëmje e vështirë ajo në tokën gjermane. Tottenham Hotspur pasi barazoi 1-1 në Londër, tani duhet të përballet me Eintracht në Frankfurt, me skuadrën e Toppmoller që është një nga formacionet më interesante e që kërkon t’i shkojë deri në fund turneut.

Lexo më tejOnana tjetër gafë, United arrihet në shtesë nga Lyon: në UEL fiton vetëm Bodo/Glimt

Në San Mames Rangers do të shijojë stadiumin ku do të luhet finalja, por ndoshta jo edhe aq shumë, duke qenë se Athletic Bilbao do të kërkojë të bëjë të pamundurën për të qenë aty edhe në 21 maj. Barazimi 0-0 mbeti në fuqi në Skoci vetëm se spanjollëve iu anulua goli, por nuk duhet të harrojë se Ranger luante me një lojtar më pak dhe asgjë nuk është e përfunduar.

Knockout Stage Europa League

21:00 Athletic Club - Rangers

21:00 Eintracht Frankfurt - Tottenham Hotspur

21:00 Lazio - Bodoe/Glimt

21:00 Manchester United - Lyon

Chelsea e Fiore me një këmbë në gjysmëfinale të Conference

Chelsea, Fiorentina, Betis e Rapid kanë hedhur një hap të sigurtë drejt gjysëmfinaleve të Conference League, me rezultatet e ndeshjeve të para. Londinezët vazhdojnë rekordin e fitoreve në turne me një 0-3 në Varshavë dhe tani nuk rezikojnë asgjë në Stamford Bridge përballë Legias. Edhe Betis, fitues 0-2 në transfertë me Jagellonia, nuk presin surpriza në Sevilje për kthimin. Dicka më e pasigurtë Fiorentina, që në Franchi duhet të administrojë 2-1 e marrë në Celje. Edhe Rapid është në të njëjtën situatë dhe ka një 1-0 për të mbrojtur në shtëpi ndaj Djugarden.

Quarter-Finals Conference League

18:45 Fiorentina - NK Celje

18:45 Jagiellonia Bialystok - Real Betis

21:00 Chelsea - Legia Warszawa

21:00 Rapid Wien - Djurgaarden

Europa League, Vetëm Bodo/Glimt ka fituar ndeshjen e parë: për të tjerët është betejë

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI