Flash

Carvajal i dëmtuar zbret në fushë gjatë pushimit me një qëllim: kapi nga fyti Saka

Lapsi.al 17 April 2025
Carvajal i dëmtuar zbret në fushë gjatë pushimit me një
Real Madrid u eliminua nga Champions League. Pak kush mund ta kishte imagjinuar në fillim të turneut që “blancos” nuk do të kualifikoheshin as për në gjysmëfinale. Në katërmbëdhjetë edicionet e fundit, Real Madrid kishte arritur të paktën deri në gjysmëfinale në dymbëdhjetë raste, ndërsa hera e fundit që kishte dalë në çerekfinale ishte në vitin 2004. E disfatën e Blancos kapiteni Carvajal e ka parë nga tribuna. Mbrojtësi, aktualisht i dëmtuar, ishte protagonist i një skene të shëmtuar, kur u përplas fizikisht me Saka, të cilin e ofendoi për shkak të mënyrës si e goditi penalltinë – me “panenka”.

Përplasja mes Carvajal dhe Saka gjatë Real-Arsenal

Eliminim i hidhur për madrilenët, i pritshëm pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë, por gjithsesi zhgënjyes dhe i rëndë. Real Madrid u mposht nga Arsenal edhe në kthim. Një skuadër pa grintë dhe pa dëshirën për të luftuar si në ditët më të mira. Kroos nuk është më, Modric luajti vetëm njëzet minuta dhe mungesa e Carvajal ndihet shumë, i cili pas një dëmtimi të rëndë nuk pritet të rikthehet së shpejti. Carvajal ndoqi ndeshjen pranë fushës, prej nga ku përpiqej të mbështeste ekipin, por gjithashtu edhe u përplas me Bukayo Saka.

Panenka e Saka dhe pritja e Courtois

Saka ishte një nga protagonistët e ndeshjes. Sulmuesi anësor i Arsenal shënoi golin që hapi ndeshjen në pjesën e dytë dhe që praktikisht vulosi gjithçka. Por në pjesën e parë kishte humbur një penallti, të goditur shumë keq. Anglezi provoi një gjuajtje në stilin “panenka”. Një vendim i çmendur, që u ndal nga Courtois dhe ngjalli entuziazëm në “Bernabeu”. Ajo penallti e ekzekutuar me një "panenka" e acaroi shumë Carvajal, i cili si në fushë ashtu edhe jashtë saj ka sjellje prej lideri, dhe nuk e përtypi dot atë zgjedhje – aq sa nuk nguroi t’ia thoshte anglezit Saka në fytyrë. Kur skuadrat u kthyen në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë, Carvajal – lehtësisht i dallueshëm edhe i veshur civil, me një bluzë të bardhë –u përball me Saka, ndoshta e priti, i tha diçka, i drejtoi gishtin dhe më pas tentoi ta kapte për fyti. Në atë moment lojtari i Arsenal reagoi, i mbështetur edhe nga disa shokë të skuadrës. Nuk shpërtheu një rrahje masive, por atmosfera në “Bernabeu” u ndez edhe më shumë në atë çast.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI