Flash

UEFA mund të ndryshojë menjëherë rregullat e Champions: shfaqen problematika në short

Lapsi.al 15 April 2025
UEFA mund të ndryshojë menjëherë rregullat e Champions:

Formula e re e Champions League me grupin e vetëm të madh, që bëri debutimin këtë sezon, duket se i ka bindur të gjithë, por tani që është arritur në fazën e nxehtë të kompeticionit janë shfaqur kritikat e para që kanë çuar UEFA-n të marrë në konsideratë mundësinë e ndryshimit të disa rregullave, duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Konkretisht, çerekfinalja mes Arsenal dhe Real Madrid (me londinezët në epërsi të qartë pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë) ka nxjerrë në pah një pikë kritike që ka të bëjë me shortin e fazës me eliminim direkt të këtij turneu që është më prestigjiozi për klube në botë.

Londinezët janë ankuar për faktin se duhet të luajnë ndeshjen vendimtare të kthimit të çerekfinales ndaj Real Madrid në transfertë, pavarësisht se kanë përfunduar më lart se ata në renditjen e grupit të vetëm (Arsenal është renditur i 3-ti, ndërsa Real Madrid i 12-ti).

Çfarë përcaktojnë rregullat aktuale?

Rregullat aktuale të kompeticioneve europiane që kanë hyrë në fuqi këtë vit parashikojnë që skuadrat e renditura në 8 vendet e para kanë garanci vetëm për të luajtur ndeshjen e kthimit në shtëpi në fazën e 1/8-ave, ndërsa për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet avantazhi përcaktohet nga shorti (me Arsenal që në këtë rast nuk është favorizuar aspak nga fati, duke qenë se si në çerekfinalen ndaj Real Madrid, ashtu edhe në gjysmëfinalen eventuale ndaj fitueses së çiftit PSG–Aston Villa, do të luajë ndeshjen e parë në shtëpi).

Kritikat për atë që i ndodhi Arsenal kanë bërë që të përhapet bindja se kalimi direkt në 1/8-at e Champions pa kaluar nga faza “play-off”, dhe garancia për të luajtur ndeshjen e kthimit në shtëpi vetëm në këtë raund të parë me eliminim direkt, është një shpërblim tepër i vogël për ata që e mbyllën grupin e vetëm në pozicionet e para. Dhe nga këtu, sipas asaj që raporton “Daily Mail”, UEFA ka marrë në konsideratë mundësinë e ndryshimit të rregullave të shortit për kompeticionet europiane dhe konkretisht të ndryshojë rregullat që lidhen me përbërjen e skemës së fazës me eliminim direkt dhe avantazhet për kokat e grupit të fituara në bazë të performancës gjatë fazës së grupit të vetëm.

Lexo më tejAston Villa e plani për dy gola ndaj PSG: Dortmund pothuaj i dorëzuar përballë Barças

Në mbledhjen e ardhshme të komitetit për kompeticionet e klubeve të UEFA-s, drejtuesit e institucionit më të lartë të futbollit europian do të diskutojnë nëse do të aplikojnë këtë ndryshim në rregulloren e Champions League, Europa dhe Conference League (nga ky vit mekanizmi është i njëjtë për të tria kompeticionet) dhe nëse do të vendosin ta fusin në fuqi që nga sezoni i ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI