Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Shtrohet në spital Presidenti i Italisë Sergio Mattarella

Lapsi.al 15 April 2025
Shtrohet në spital Presidenti i Italisë Sergio Mattarella

Presidenti i Italisë Sergio Mattarella është shtruar në spitalin Santo Spirito në Romë mbrëmjen e kësaj të marte për vendosjen e një implanti kardiak. TGCom shkruan se lajmi është konfirmuar nga burime mjekësore, duke sqaruar se gjendja e kreut të shtetit “është e mirë”.

Presidenca italiane gjithashtu vuri në dukje se "operacioni ishte planifikuar dhe nuk shkakton ndonjë shqetësim”. Presidenti kishte punuar rregullisht gjatë ditës, duke pritur edhe Presidentin e Malit të Zi.

Ndërkohë janë anuluar angazhimet nga axhenda e kreut të shtetit për ditët në vijim. Nuk kanë munguar mesazhet e mbështetjes për kreun e shtetit italian.

Kryeministrja Giorgia Meloni shkroi: "Urimet e mia të përzemërta Presidentit Mattarella për një shërim të shpejtë dhe të plotë. Italia e pret atë së shpejti, me forcën dhe përkushtimin e përhershëm."

83-vjeçari Sergio Mattarella është President i Italisë që nga viti 2015. Ai është siçiliani parë që ka mbajtur këtë post. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI