Flash

Portieri çmendet, ndodh katastrofa: Arce del me top deri në mesfushë, pa justifikim

Lapsi.al 15 April 2025
Portieri çmendet, ndodh katastrofa: Arce del me top deri në
Është e rrallë të shohësh diçka të tillë në nivele të larta të futbollit – një portier që çmendet dhe del nga zona me top në këmbë, duke u futur thellë në mesfushë pa qenë e qartë pse, por pikërisht kjo ndodhi në Primera Division të Argjentinës, gjatë ndeshjes mes Instituto Cordoba dhe Deportivo Riestra. Portieri i skuadrës mike, Ignacio Arce, në një moment kur rezultati ishte 0-1 dhe pasi një shok skuadre ishte ndëshkuar me të kuq, mendoi se ishte koha për të bërë heroin dhe të përpiqej të ndryshonte lojën me një inkursion të papritur. Por fundi ishte katastrofik: humbi topin dhe Instituto shënoi golin e dytë. Të dielën e kaluar, Ignacio “Nacho” Arce po luante në transfertë kundër ish-skuadrës së tij, Instituto, dhe duket se kishte shumë dëshirë të mos dilte i mundur nga stadiumi Juan Domingo Perón – madje, më shumë se kaq, donte të linte gjurmë. Dhe në një farë mënyre ia arriti, sepse kreu një gafë aq të madhe sa komentatorët e krahasuan me gabimin e famshëm të René Higuita ndaj Kamerunit në Kupën e Botës “Italia ’90”.

Çmenduria e portierit të Deportivo Riestra

Me rezultatin 1-0 në minutën e 61’ dhe me Deportivo Riestra të dobësuar pas ndëshkimit me të kuq të mbrojtësit Facundo Mino, topi përfundoi në duart e Arce pas një aksioni të pafrytshëm të Instituto Cordoba. Në një moment të pastër çmendurie futbollistike, portieri u hodh përpara si i tërbuar, duke shtyrë topin para vetes jashtë zonës dhe u nis drejt tij, si për të ndjekur një fat të paqartë dhe të rrezikshëm. Arce arriti thuajse deri në mesfushë në këtë aksion të pamatur, por aty e priti ndëshkimi: i penguar disi edhe nga arbitri, humbi kontrollin e topit, i cili iu vodh nga një kundërshtar që më pas ia pasoi shokut të skuadrës, Gaston Lodico, autori i golit të parë të Instituto Cordoba menjëherë pas pushimit. Mesfushori 26-vjeçar kuptoi menjëherë çfarë duhet të bënte: pa që porta ishte bosh, dhe nga një distancë e largët goditi dhe shënoi golin e dytë, që praktikisht mbylli ndeshjen, e cila përfundoi 3-0. Arce u kthye ngadalë drejt portës së tij me kokën ulur, duke kruar kokën si për të pyetur veten pse kreu atë veprim të pakuptimtë.

Asnjë pendesë pas ndeshjes...

Pas ndeshjes, portieri deklaroi se ky ishte stili i tij i lojës, i guximshëm, dhe ia hodhi pjesërisht fajin arbitrit Andres Merlos, i cili sipas tij i kishte zënë vizionin pak çaste para se ta humbiste topin: “Ky është stili im dhe gabimet ndodhin. Edhe më të mirët gabojnë. Kam përjetuar momente të paharrueshme, dhe sot ishte thjesht një eksperiencë për të mësuar.” Ndoshta shokët e tij të skuadrës nuk e ndajnë të njëjtin mendim me Ignacion…

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI