Flash

FSHF tashmë edhe në FIFA+: futbolli shqiptar hapet ndaj botës

Lapsi.al 15 April 2025
FSHF tashmë edhe në FIFA+: futbolli shqiptar hapet ndaj botës

Një arritje e rëndësishme për Federatën Shqiptare të Futbollit, futbollin shqiptar dhe njohjen e tij në botë, duke e bërë më të aksesueshëm dhe rrjedhimisht edhe më tërheqës për tifozët dhe njerëzit e punës. FSHF ka njoftuar marrëveshjen e arritur me FIFA+, platformën digjitale globale të FIFA-s.

Falë këtij bashkëpunimi, futbolli shqiptar do të jetë më afër tifozëve në mbarë botën. Ndeshje të përzgjedhura nga kampionatet kombëtare do të transmetohen në FIFA+, duke ofruar akses të lirë dhe cilësi të lartë transmetimi për të gjithë ata që duan të ndjekin nga afër emocionet e futbollit shqiptar.

Ky është një hap i rëndësishëm për rritjen e vizibilitetit ndërkombëtar dhe promovimin e lojës sonë në një audiencë globale. Në FSHF janë të bindur se kjo marrëveshje do të shërbejë si një urë lidhëse mes tifozëve dhe pasionit të vërtetë që ofron futbolli ynë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI