Flash

Real Madrid nervoz, 4% shanse kualifikimi: Bellingham e Rüdiger sherr në stërvitje

Lapsi.al 14 April 2025
Real Madrid nervoz, 4% shanse kualifikimi: Bellingham e Rüdiger sherr
Klima në Madrid është shumë e tensionuar përpara ndeshjes së kthimit në çerekfinalet e Champions League kundër Arsenal. Humbja 3-0 në Londër një javë më parë ende djeg dhe brenda grupit të merengues kanë shpërthyer përplasjet gjatë përgatitjeve për sfidën e kthimit: Jude Bellingham dhe Antonio Rüdiger janë grindur keq në një nga seancat e fundit stërvitore në Valdebebas, dhe ka qenë i nevojshëm ndërhyrja e shokëve të skuadrës për t’i ndarë dhe shmangur më të keqen. Sipas asaj që raporton “El Chiringuito”, tensioni kompetitiv ka qenë në pikën maksimale dhe mbrojtësi gjerman bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj anglezit gjatë një ndeshjeje kontrolli në qendrën stërvitore. Një sinjal i qartë se për “Los Blancos” ndeshja e kthimit është jetike dhe nuk pranohet një tjetër disfatë ndaj Arsenal. Objektivi është përmbysja, edhe pse pas rezultatit të vajtjes, mundësitë për kualifikim në gjysmëfinale janë vetëm 4%.

Sherri mes Bellingham dhe Rüdiger

Gjatë një prej seancave të fundit nën drejtimin e teknikut Ancelotti në Valdebebas, situata u tensionua. Rüdiger, sipas asaj që mësohet, ka bërë një ndërhyrje të rëndë ndaj Bellingham. Anglezi reagoi në mënyrë të pakontrolluar: iu kthye me tone shumë të ashpra duke shkaktuar një përplasje të vërtetë. Lexo më tej: Reagimi i Mbappé pas dy golave të Declan Rice: fotografia perfekte e mbrëmjes së Real Sipas medias spanjolle, u desh ndërhyrja e pjesës tjetër të skuadrës së Real Madrid për të ndalur përshkallëzimin e sherrit. Në fund, të dy lojtarët i shtrënguan dorën njëri-tjetrit në shenjë pajtimi, duke lënë pas momentin e tensionuar. Pas humbjes kundër Arsenal, presioni mbi Real është rritur dhe kthimi në “Bernabeu” është vendimtar për të mos u eliminuar që në çerekfinale dhe për të mbetur në garë në të gjitha frontet.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI