Portieri i Tigres me shpinë për të pritur penalltinë
Kështu që, kur në fillim të pjesës së dytë, në rezultatin 0-0, Monterrey fitoi një penallti, ishte pikërisht Ramos ai që u drejtua te pika e bardhë, ndërsa gjyqtari ndëshkonte me karton të kuq lojtarin e Tigres, Diego Lainez. Në atë moment, portieri vendas, Nahuel Guzman, i ktheu shpinën spanjollit në mënyrë të pazakontë, duke u pozicionuar në vijën e portës, si për të pritur penalltinë në atë formë. Guzman refuzoi të kthehej për gati 30 sekonda, duke hedhur shikime pas shpine, ndërsa Ramos e vështronte me habi dhe hutim gjyqtarin Ortiz. Nga ana e tij, Ortiz nuk e dha sinjalin për penalltinë derisa Lainez të largohej plotësisht nga fusha, ndërsa sulmuesi i Tigres largohej ngadalë nga pjesa tjetër e fushës. Kur më në fund gjyqtari dha sinjalin, Guzman u kthye me vrull për të përballuar gjuajtjen e Ramos, i cili tashmë kishte nisur vrapimin.Si përfundoi?
Që Ramos, i cili gjatë karrierës së tij i ka parë të gjitha dhe është përballur me situata shumë më të vështira, e veçanërisht në nivele që vërtet të dridhin, nuk u trondit aspak dhe shënoi ndaj Guzman me një gjuajtje të ulët diagonale, pasi më parë kishte bërë sikur do ta godiste me ‘cucchiaio’, si për t’u vënë edhe ai në lartësinë e lojërave psikologjike të kundërshtarit.Megjithatë, pavarësisht golit të avantazhit nga Ramos dhe epërsisë numerike gjatë gjithë pjesës së dytë, për Monterrey ishte një mbrëmje për t’u harruar. Tigres arriti ta përmbyste rezultatin me dy gola të shënuar në minutën e 90-të dhe të 95-të. Një humbje që e lë Monterrey-n në vendin e nëntë në Liga MX, me vetëm 6 fitore në 15 ndeshje, dhe me 11 pikë më pak se Deportivo Toluca që kryeson tabelën. Me golin e shënuar ndaj Tigres, Sergio Ramos ka arritur kuotën e 4 golave në 7 ndeshje të zhvilluara mes kampionatit dhe CONCACAF Champions Cup.Siento lastima por ese portero estupido que ha querido intimidar a Sergio Ramos. Queria intimidar al mejor defensa de la historia que ha forjado su caracter y su actitud ganadora en el mejor equipo del planeta tierra. Y para aclararles.. ese porterito es Argentino. pic.twitter.com/XWaPkgqB7x
— Somos Madridistas ? (@Mundo_MadridCF) April 13, 2025