Flash

Jorge Martin, 11 brinjë të thyera dhe pneumotoraks: “Mund të kishte shkuar më keq”

Lapsi.al 14 April 2025
Jorge Martin, 11 brinjë të thyera dhe pneumotoraks: “Mund
Jorge Martin është me të vërtetë i pafat. Pas frakturës së dyfishtë në dorë që nuk e lejoi të merrte pjesë në tri garat e para të kampionatit, si kampion në fuqi, u rikthye në Katar dhe u bë protagonist i një aksidenti vërtet të tmerrshëm, i ndodhur në pistën e Losailit. Fabio Di Giannantonio tha: “Kjo ishte skena më e keqe që kam parë ndonjëherë në jetën time. Më hyri një ndjesi e ftohtë në trup”. Martin ndodhet në spital, vazhdon të jetë i shtruar dhe Aprilia ka publikuar një përditësim mbi gjendjen e tij shëndetësore. Ndërkohë, piloti ka publikuar dy foto të tij në rrjetet sociale, imazhe me të vërtetë tronditëse. Njëmbëdhjetë brinjë të thyera dhe një pneumotoraks. Në Spitalin Hamad General do të qëndrojë i shtruar për disa ditë.

Komunikata e Aprilia: “11 brinjë të thyera”

Aprilia ka shpërndarë një komunikatë mbi gjendjen shëndetësore të Jorge Martin, ku theksohet se brinjët e thyera nuk janë gjashtë, por madje tetë. Piloti spanjoll do të duhet të qëndrojë edhe për disa ditë në spitalin e Katarit për shkak të pneumotoraksit: “Jorge Martin e kaloi natën në Spitalin Hamad General. Nuk vërehen dëmtime traumatike në tru, në shtyllën kurrizore cervikale dhe në organet abdominale. Një përditësim ka të bëjë me frakturat e harkut të brinjëve të pasme që rezultojnë të jenë tetë, nga brinja e parë deri te e teta, dhe tre fraktura të tjera në harkun anësor të brinjëve, nga e shtata deri te e nënta. Vërehet gjithashtu një përhapje e vogël pleurale në kuadër të pneumotoraksit të njohur. Jorge do të qëndrojë në Spitalin Ndërkombëtar Hamad për disa ditë deri në shërimin e pneumotoraksit.”

Foto e postuar nga spitali pas incidentit: “Mund të ishte më keq”

Kampioni i botës në MotoGP ka postuar në Instagram një status në të cilin ka shkruar: “Falë Zotit, mund të kishte shkuar shumë më keq. Do përpiqem t’ju mbaj të përditësuar”. Dhe mbi të gjitha ka publikuar dy foto, që e japin shumë qartë idenë e gjendjes. Fotot e Martinit do të qarkullojnë shpejt nëpër botë. I urohet pilotit të dalë sa më shpejt nga spitali dhe të rikthehet sa më parë në motorin e tij Aprilia. Martin

Aksidenti i Jorge Martin në Katar

Të thuash i pafat është pak. Martin humbi kontrollin e motorit të tij në një kthesë të gjatë, duke rrëshqitur mbi bordurë. Një rrëzim i vërtetë, por problemi real erdhi më pas, kur Di Giannantonio, pa mundur ta shmangte, e goditi në shpinë me rrotën e përparme. Martin provoi të ngrihej përsëri, por natyrisht nuk ia doli. E gjithë bota e MotoGP-së u shqetësua dhe e mbështet, përfshirë edhe Pecco Bagnaia, rivalin e madh të sezoneve të fundit, i cili shkroi: “Vamos Jorge, eres grande”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI