Flash

Shembet kreu, Vllaznia tris Dinamos: Tirana reziston në Korçë, polemika në Durrës

Lapsi.al 12 April 2025
Shembet kreu, Vllaznia tris Dinamos: Tirana reziston në Korçë,

Rezultate të rëndësishme në javën e 34 të Superiores, që është luajtur e gjitha sot. Egnatia mbetet e para pavarësisht humbjes me Partizanin, ashtu si Dinamo mposhtet keq nga Vllaznia në Shkodër, por mban vendin e dytë, ndonëse tani dy skuadrat kanë pikë të barabarta. Për mbijetesë Skënderbeu e Tirana barazojnë në Korçë duke qendruar në ujëra të rrezikshme, ndërsa Teuta zhyt Laçin duke e mundur 1-0 në Niko Dovana. Elbsani i komplikon jetën Bylis me fitoren 1-0, që e mban skuadrën e Gvozdenovic një pikë pas Partizanit.

PARTIZANI 1-0 EGNATIA

Partizani arriti të fitojë ndaj Egnatias me rezultatin 1-0 në “Arena e Demave”. Ky takimi i javës së 34-të të Superiores u vendos nga goli i Kekos, i cili shënoi nga penalltia pas një faulli të shkaktuar ndaj Kotes në pjesën e dytë. Takimi ishte i mbushur me tension, por në fund, triumfi i takoi Partizanit. Skuadra e kuqe mbetet në zonën e Final Four, me 1 pikë më shumë se Elbasani. Egnatia, ndonëse ka kaluar një periudhë të vështirë, vazhdon të qëndrojë në krye të renditjes, me 3 pikë më shumë se Dinamo dhe Vllaznia.

[video width="644" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/67fa7f3652d92.mp4"][/video]

VLLAZNIA 3-0 DINAMO

Vllaznia ka kthyer formën e saj në kampionat, duke mposhtur Dinamon me rezultatin 3-0 në ndeshjen e 34-të të Superiores. Fitorja e parë pas 5 marsit, kur mundën Partizanin, u arrit me 3 gola të shkëlqyer. Qato shënoi golin e parë në fund të pjesës së parë. Në pjesën e dytë, Dodaj dhe Bekim Balaj realizuan të tjerë gola, ky i fundit pas një periudhe të gjatë pa shënuar. Goli i 15 i kapitenit shkodran, që shkëputet në krye të renditjes së golashënuesve nga Lushkja. Me këtë fitore, Vllaznia barazon Dinamon në pikë dhe e kalon atë në renditje, duke u ngjitur në vendin e dytë.

[video width="644" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/67fa7204f316c.mp4"][/video]

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/67fa7e44c2a5a.mp4"][/video]

[video width="644" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/67fa837838773.mp4"][/video]

ELBASANI 1-0 BYLIS

Elbasani ka mundur Bylis 1-0, falë një goli të shënuar nga Kristi Qosa, duke marrë tri pikë të rëndësishme në luftën për Final Four. Pas një ndeshjeje të vështirë, ku Bylis u mundua të bëjë kundërsulme, verdheblutë siguroi fitoren dhe vazhdon të ndjekë Partizanin për një vend në katër të parët. Nga ana tjetër, Bylis mbetet në rrezik për mbijetesë, pasi e gjen veten në pjesën e poshtme të tabelës, duke u përballur me një sfidë të madhe deri në fund të kampionatit.

[video width="704" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/67fa727aaea18.mp4"][/video]

SKËNDERBEU 1-1 TIRANA

Skënderbeu dhe Tirana kanë përfunduar në barazim 1-1 në sfidën e javës së 34-rt të Superiores, një ndeshje që u zhvillua në Korçë. Pjesa e parë ishte e dominuar nga vendasit, por portieri i Tiranës, Gentian Selmani, shpëtoi skuadrën me disa pritje të rëndësishme. Megjithatë, në minutën e 36', Nasr shënoi pas një gabimi të Edison Kolës. Pjesa e dytë ishte më e qetë, dhe goli i barazimit erdhi në minutën e 53' nga Akileu Ndreca pas një goditjeje dënimi. Një rezultat që mban të dy skuadrat në pozita delikate, shumë më tepër atë të Shkëmbit, që sidoqoftë ka marrë rezultatin e dytë pozitiv radhazi.

[video width="658" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/67fa73efa5f78.mp4"][/video]

[video width="644" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/67fa7b80e4418.mp4"][/video]

TEUTA 1-0 LAÇI

Teuta ka mundur Laçin 1-0 në një ndeshje vendimtare për mbijetesë. Pasi një takim i barabartë, Teuta fitoi me një penallti të diskutueshme, e cila u realizua nga Lloci, duke i siguruar tre pikë të rëndësishme për të mbajtur shpresat për mbijetesë. Një vendim që u kontestua shumë nga kurbinasit, që vazhdojnë vazhdojnë serinë negative të rezultateve. Me këtë fitore, Teuta është larguar më shumë nga zona e rrezikut, ndërsa Laçi, pas kësaj humbje, ka shumë pak mundësi për të mbijetuar.

Lexo më tej: Tirana fiton derbin dhe shpresën: Jarmouni e Ernest i rrezikojnë Final 4 Partizanit

Kategoria Superiore

AF Elbasani 1-0 KF Bylis

Partizani 1-0 KF Egnatia

Skenderbeu 1-1 KF Tirana

Teuta Durres 1-0 Laci

Vllaznia 3-0 FC Dinamo City

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI