Flash

Juventus, një natë në vendin e tretë me Koop e Yildiz: thyhet Lecce, jo pa drithërima

Lapsi.al 12 April 2025
Juventus, një natë në vendin e tretë me Koop e Yildiz:

Juventus tenton shkëputjen në garën e ngjeshur për zonën Champions. Në javën e 32-të të Serie A, skuadra e drejtuar nga Tudor mposhti 2-1 Lecce dhe, në pritje të sfidës Atalanta-Bologna, ngjitet përkohësisht në vendin e tretë me 59 pikë. Në “Allianz Stadium”, pjesa e parë ishte një monolog bardhezi, e vendosur nga golat e Koopmeiners (2’) dhe Yildiz (34’), ndërprerë vetëm nga një shtyllë e goditur nga Krstovic. Në pjesën e dytë, Juventus uli ritmin dhe në fund u detyrua të mbrohet pasi miqtë ngushtuan diferencën me një goditje me kokë nga Baschirotto (87’) në zhvillimet e një goditje standarte.

Lexo më tej: Inter nuk gabon, tris ndaj Cagliari: shkëputet nga Napoli e paralajmëron Bayern

Një gol i shpejtë nga Koopmeiners, pas më pak se dy minutash nga fillimi i ndeshjes, e më pas një aksion i ndërtuar dhe i finalizuar nga Yildiz pak pas gjysmë orës lojë. Juventus thyen Lecce dhe e ruajti epërsinë prej dy golash për rreth një orë, por në afërsi të minutës së 90' e vuri veten në vështirësi dhe rrezikoi të ndëshkohet pas golit të Baschirotto në minutën e 87', që e rihapi ndeshjen në limite. Sidoqoftë, skuadra e Tudor rezistoi, fitoi 2-1 dhe ngjitet në vendin e tretë në renditje të paktën për një natë, pas Inter e Napoli, por para Atalanta e Bologna që përballen nesër në duelin direkt në Bergamo, në orën 12:30.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI