Flash

Tragjedi në Libertadores, 2 tifozë humbin jetën: përleshje me policinë anulohet sfida

Lapsi.al 11 April 2025
Tragjedi në Libertadores, 2 tifozë humbin jetën: përleshje
Një natë e përgjakshme, vdekjesh dhe incidentesh në Copa Libertadores, ku ndeshja mes Colo Colo dhe Fortaleza përfundoi në tragjedi. Sfida, e planifikuar të luhej në Santiago të Kilit dhe e vlefshme për Grupin E të fazës së dytë, fillimisht u pezullua dhe më pas u anulua përfundimisht, pasi tifozët vendas pushtuan fushën, duke detyruar lojtarët e skuadrës braziliane të largoheshin me vrap. Incidentet brenda stadiumit, me përplasje mes tifozëve dhe policisë, nisën kur ultrasit e Colo Colo morën vesh lajmin tragjik për vdekjen e dy tifozëve kilianë para ndeshjes.

Dy tifozë kilianë të vdekur para Colo Colo-Fortaleza

Gjithçka nisi para ndeshjes, me incidente që përfshinë tifozët vendas, të cilët në dhjetëra tentuan të hynin pa biletë në “Estadio Monumental David Arellano” të Santiagos, duke sulmuar dy hyrje të stadiumit. Nga kjo situatë u krijua një turmë që çoi në shembjen e rrethimeve të sigurisë. Në mes të kaosit ndërhyri policia, Carabineros, e specializuar për kontrollin e rendit publik. Gjatë përplasjes, një vajzë 18-vjeçare dhe një djalë 13-vjeçar mbetën të shtypur nga turma. Të dy humbën jetën, njëri në vendngjarje dhe tjetri pas transportimit në një qendër mjekësore pranë stadiumit. Disa tifozë të tjerë mbetën të plagosur dhe disa u arrestuan.

Ultrasit pushtojnë fushën pas: ndeshja u anulua

Pavarësisht incidenteve, ndeshja filloi normalisht, por kur në tribuna u përhap lajmi për vdekjen e dy tifozëve të Colo Colo, situata shpërtheu. Kur kishin mbetur edhe pak më shumë se 15 minuta nga fundi dhe rezultati ishte 0-0, ultrasit e Colo Colo pushtuan fushën duke hyrë nga pas njërës prej portave. Përballë dhunës së shpërthyer dhe shqetësimit të lojtarëve, arbitri Tejera vendosi të ndërpriste ndeshjen, ndërsa CONMEBOL konfirmoi më pas anulimin përfundimtar. Skuadra kiliane tani rrezikon sanksione të rënda. Prokuroria ka hapur një hetim për të sqaruar rrethanat e ngjarjes që çuan në dy viktima. Prokurori Francisco Mores deklaroi se janë duke u analizuar pamjet filmike të kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e policëve të pranishëm. Ai gjithashtu konfirmoi se nuk përjashtohet përfshirja e një automjeti policie në incidentin që shkaktoi vdekjen e viktimave: “Po punojmë me të gjitha burimet teknike dhe dokumentacionin e disponueshëm për të përcaktuar përgjegjësitë. Nuk kemi përjashtuar asnjë pistë, përfshirë mungesat në masat e sigurisë dhe një ndërhyrje të mundshme të tepruar nga policia”.

Motra e një prej viktimave akuzon policinë: “Na shkatërruan familjen”

Motra e një prej viktimave tregoi atë që kishte ndodhur, duke fajësuar policinë: “Do ta çoj deri në fund këtë çështje. Do të bëj padi dhe kam nevojë për ndihmë ligjore. Kjo është një familje e shkatërruar plotësisht, dhe këtu përfshihem edhe unë. Nëna ime është e shkatërruar dhe nuk e di si do të vazhdojmë kështu. Ju lutem, më ndihmoni”. Nga ana e saj, CONMEBOL ka lëshuar një deklaratë ku shpreh “keqardhje të thellë” për vdekjen e dy tifozëve të ndodhur pranë “Estadio Monumental” para fillimit të ndeshjes mes Colo Colo dhe Fortaleza, për Copa Libertadores: “Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e tyre. Jemi pranë tyre në këto momente të vështira”. Fortaleza, nga ana tjetër, ka siguruar familjet e atyre që ishin të pranishëm në stadium, duke deklaruar se “të gjithë lojtarët, drejtuesit, anëtarët e stafit dhe delegacionit janë të sigurt dhe mirë pas pushtimit të fushës”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI