Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Pezullimi për 90 ditë i tarifave, Macron: Sinjal për negociata, përgatitim kundërmasa

Lapsi.al 11 April 2025
Pezullimi për 90 ditë i tarifave, Macron: Sinjal për negociata,

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është shprehur lidhur me vendimin amerikan për tarifat doganore dhe ka deklaruar se pezullimi i përkohshëm i hyrjes në fuqi të këtij vendimi nuk do të sjellë stabilitet në treg.

Në një deklaratë në rrjetin social X, Macron tha se pauza e përkohshme prej 90 ditësh për vendosjen e këtyre tarifave është një sinjal për negociata. Megjithatë, sipas Macron, pauza nuk i zgjidh problemet.

“Tarifat prej 25 për qind për çelikun, aluminin dhe veturat, si dhe tarifat prej 10 për qind për të gjitha produktet e tjera, vazhdojnë të ekzistojnë. Ato përfaqësojnë 52 miliardë euro të ardhura për Bashkimin Evropian. Kjo pauzë do të thotë 90 ditë pasiguri për të gjitha bizneset tona, në të dy anët e Atlantikut”, tha Macron.

Ai theksoi gjithashtu se qëllimi i Evropës mbetet i pandryshuar.

“Ne do të negociojmë për heqjen e këtyre tarifave të padrejta dhe do të arrijmë një marrëveshje të balancuar, pa asimetri. Së bashku me Komisionin Evropian, duhet të jemi të fortë. Evropa duhet të vazhdojë të punojë për të gjitha kundërmasat e nevojshme dhe të aktivizojë të gjitha mjetet në dispozicion për t’u mbrojtur, si dhe për të parandaluar që rrjedhat nga vendet e treta të shqetësojnë tregun tonë”, deklaroi presidenti

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI