Flash

Legjenda e United Scholes pa fjalë nga gafat e Onana:“Nuk e di ç'po mundohet të bëjë”

Lapsi.al 11 April 2025
Legjenda e United Scholes pa fjalë nga gafat e Onana:“Nuk e di
Mbrëmja e Andre Onana ishte krejtësisht për t’u harruar, por për fat të keq dy gabimet fatale ndaj Lyon mbushin faqet e para të të gjitha gazetave. Portieri i Manchester United bëri një ndeshje të tmerrshme në Europa League dhe ndikoi në rezultatin final me dy gafa të bujshme që e rëndojnë edhe më shumë pozicionin e tij në Angli. Fillimisht e la praktikisht t’i shpëtonte një top që i kërceu përpara syve, pastaj në 2-2 nuk arriti të ndalte një goditje që u shndërrua në golin e barazimit. E pafalshme për një lojtar të nivelit të tij dhe, sigurisht, kritikat kanë vërshuar edhe nga tifozët më të përkushtuar dhe nga legjendat e kësaj skuadre. Edhe Paul Scholes iu bashkua listës së gjatë të personazheve të habitur nga paraqitjet e kamerunasit: ish-mesfushori, legjendë e Red Devils dhe i gjithë futbollit anglez, nuk i kurseu qortimet për portierin, i cili tashmë ndodhet në një situatë tepër të ndërlikuar, i vënë në shënjestër nga i gjithë tifozëria.

Scholes shpërthen kundër Onana

Nemanja Matic e kishte cilësuar një nga portierët më të këqij në historinë e Manchester United dhe mbrëmja kundër Lyon nuk i shërbeu kamerunasit Onana për të marrë hak pas asaj fyerjeje. Ai bëri disa gabime të pafalshme që i kushtuan fitoren anglezëve dhe që e zemëruan pa masë Scholes, komentator për TNT: “Do të kisha dashur të kishte qëndruar i heshtur para ndeshjes… është një gabim vërtet i rëndë. Është një top i lehtë, dhe këmbën e nxjerr në shtyllën e parë.” Në sezonet e fundit ai ka bërë një seri gafash shumë të rënda që e kanë vendosur gjithmonë në qendër të diskutimeve, por megjithatë Amorim ka vendosur ta konfirmojë si titullar edhe pas mbërritjes së tij në mes të këtij sezoni. Por legjenda e United vërtet nuk e kupton dot se si mundi të gabonte Onana, sidomos në rastin e golit të parë që është mjaft i bujshëm: “Portieri, për të qenë i sinqertë, nuk e di çfarë po përpiqet të bëjë. Sigurisht që po përpiqej ta devijonte, por topi i kërceu përpara. Është një gabim i tmerrshëm nga ana e tij. Është një skandal”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI