Flash

Bastet ilegale, hetohen 12 lojtarë të Serie A: bizhu e orë, si paguanin kur humbnin

Lapsi.al 11 April 2025
Bastet ilegale, hetohen 12 lojtarë të Serie A: bizhu e orë, si

Një milion e gjysmë euro të sekuestruara, pesë kërkesa për arrest shtëpie dhe një duzinë futbollistësh që luajnë ose kanë luajtur në Serie A janë nën hetim nga Prokuroria e Milanos. Lajmi është bërë i ditur nga “Corriere della Sera”, e cila thekson se asnjë prej 12 futbollistëve të hetuar nuk ka vënë baste për ndeshjet e skuadrave të tyre. Mes lojtarëve të përfshirë janë Tonali dhe Fagioli, të cilët ishin përfshirë edhe vitin e kaluar në këtë çështje, por edhe argjentinasit Paredes dhe Di Maria, si dhe Bellanova e Zaniolo. Të gjithë ata dyshohet se kanë vendosur baste në faqe ilegale.

Hetimi i Prokurorisë së Milanos

Nga kontrolli i telefonave të sekuestruar në vjeshtën e vitit 2023 nga Guardia di Finanza e Torinos, ndaj mesfushorit të Newcastle, Sandro Tonali (ish-lojtar i Milanit) dhe ndaj mesfushorit të Fiorentinës, Nicolò Fagioli (ish-lojtar i Juventusit), ka dalë se disa futbollistë të Serie A kanë vendosur baste online në platforma ilegale. Sipas hetuesve, futbollistët fillimisht merrnin kredi nga organizatorët e basteve, por kur borxhi bëhej shumë i madh, ata e shlyenin atë duke blerë Rolex ose orë të shtrenjta në një argjendari të Milanos, e cila përdorej si një bankë. Një mënyrë alternative për të rregulluar llogaritë, por që është zbuluar nga hetuesit.

Lexo më tej: Fagioli trondit prokurorët: "Donin të më thyenin këmbët, qava pas Sassuolo për 3 milionët e humbura"

“Orët e blera nuk dorëzoheshin”

Guardia di Finanza ka ekzekutuar një urdhër për sekuestrim parandalues ndaj pesë personave fizikë dhe një subjekti juridik, në total 1.533.753 euro. Nga hetimet ka dalë një grup aktiv në zonën e Milanos, përgjegjës për organizimin ilegal të basteve, edhe përmes platformave online të paautorizuara, të përdorura nga shumë lojtarë bastesh. Prokurori Matteo Viola ka deklaruar: “Është vërtetuar se pjesa më e madhe e pagesave për shlyerjen e borxheve të lojës i shkonin organizatorëve përmes një argjendarie në Milano, në mënyrë që të fshihej origjina e paligjshme e parave dhe të bëhej e vështirë identifikimi i përfituesit real”. Një sistem që parashikonte “shitje fiktive nga argjendaria të orëve dhe objekteve luksoze që nuk dorëzoheshin, por shërbenin vetëm si justifikim për transfertat bankare që bënin lojtarët e basteve për të shlyer borxhin”.

Futbollistët e përfshirë në hetim

Edhe futbollistët e përfshirë mund të përballen me akuza penale. Tonali dhe Fagioli tashmë janë pezulluar një vit më parë, por rezultojnë sërish mes të hetuarve. Së bashku me ta janë edhe një sërë futbollistësh të tjerë. Hetuesit kanë futur në listë Alessandro Florenzi (Milan), Nicolò Zaniolo i Fiorentinës (në kohën e ngjarjeve te Roma), lojtarët e Juventusit Mattia Perin dhe Weston McKennie, argjentinasit Paredes dhe Di Maria (kampionë bote 2022), Samuele Ricci i Torinos, Cristian Buonaiuto (aktualisht te Padova), Matteo Cancellieri, Junior Firpo i Leeds dhe tenisti Matteo Gigante.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI