Flash

Astrit Hasani bën histori: zgjidhet president i Federatës Europiane të Peshëngritjes

Lapsi.al 11 April 2025
Astrit Hasani bën histori: zgjidhet president i Federatës Europiane

Astrit Hasani ka hyrë në histori të sportit evropian, duke u bërë presidenti i parë shqiptar që do të drejtojë një federatë evropiane të sportit. Ai u zgjodh president i ri i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF), pas votimeve të mbajtura në Kongresin Zgjedhor të kësaj federate, që u zhvillua të premten në Chisinau të Moldavisë.

Në garën për këtë post të rëndësishëm, Hasani arriti të fitojë ndaj presidentit aktual, italianit Antonio Conflitti, duke marrë besimin e shumicës së delegatëve pjesëmarrës.

Lajmi për këtë arritje të madhe është pritur me shumë entuziazëm në Kosovë dhe Shqipëri. Komiteti Olimpik i Kosovës e cilësoi këtë si një moment historik, duke theksuar se për herë të parë një shqiptar merr drejtimin e një federate evropiane.

Një karrierë e gjatë dhe e suksesshme në sportin e peshëngritjes

Astrit Hasani, i cili prej vitesh drejton Federatën e Peshëngritjes së Kosovës, nuk është emër i panjohur në strukturat evropiane të këtij sporti. Ai ka qenë pjesë e Bordit Ekzekutiv të EWF-së që nga viti 2016, duke mbajtur edhe postin e arkëtarit të federatës.

Lexo më tej: Sait Prizreni zbardh incidentin dhe çfarë i tha zyrtari rus pas dhënies së medaljes

Për kontributin e tij të vazhdueshëm në zhvillimin e peshëngritjes në Evropë, Hasani vitin e kaluar në Kongresin Evropian të mbajtur në Varshavë të Polonisë, u nderua me çmimin prestigjioz “Ylli i Artë”.

Tradita olimpike në familjen Hasani

Astrit Hasani vjen nga një familje me histori të madhe në sportin kosovar. Ai është djali i Besim Hasanit, i cili për plot 25 vite ka qenë president i Komitetit Olimpik të Kosovës. Pikërisht gjatë periudhës kur Besim Hasani drejtonte KOK-un, Kosova arriti të bëhet anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ndërsa në vitin 2016, xhudistja Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e parë olimpike për vendin në Lojërat Olimpike të Rio de Janeiro-s.

Mbështetje nga Shqipëria dhe Kosova

Në procesin zgjedhor të EWF-së, Astrit Hasani ka pasur mbështetje të fuqishme nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Komiteti Olimpik i Kosovës, të cilët e kanë përkrahur fuqishëm kandidaturën e tij.

Presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli, i ka uruar Astrit Hasanit suksese në detyrën e re, duke shprehur bindjen se nën drejtimin e tij, Federata Evropiane e Peshëngritjes do të njohë zhvillim dhe suksese të reja.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI