Flash

Helar Altamirano humb jetën pas përplasjen me portierin: iu ça një arterie në kokë

Lapsi.al 9 April 2025
Helar Altamirano humb jetën pas përplasjen me portierin: iu ça

Një tragjedi e rëndë ka goditur futbollin peruvian. Helar Gonzales Altamirano, 21-vjeçari i skuadrës Real Titan NC, ka humbur jetën dy ditë pasi ishte shtruar në spital në Moyobamba, pas një përplasjeje të fortë me portierin e Defensor Nueva Cajamarca, gjatë një ndeshjeje të Copa Perú – e cila ndonëse quhet “Kupë”, është niveli i katërt i futbollit peruvian.

Përplasja që i mori jetën Altamiranos: iu ça një arterie në kokë

Ngjarja ndodhi në minutën e 71' të ndeshjes së luajtur të dielën e kaluar, kur rezultati ishte 1-1. Një top i gjatë nga mesi i fushës kërkonte depërtimin në zonë të Altamiranos, i cili u hodh drejt topit bashkë me një mbrojtës. Por të dy u parakaluan nga dalja e furishme e portierit kundërshtar, i cili e përplasi rëndë futbollistin. Altamirano po shikonte lart për të ndjekur topin dhe nuk e pa që portieri po vinte me shpejtësi drejt tij, duke e bërë përplasjen edhe më të dhunshme.

Altamirano në çastin para përplasjes fatale: sytë i ka te topi

Pas përplasjes, Altamirano ra pa ndjenja në tokë dhe, duke parë që nuk po lëvizte, shokët e ekipit dhe kundërshtarët thirrën menjëherë ndihmën mjekësore dhe zjarrfikësit që ndodheshin aty. Vëllai i futbollistit, Eliceo Gonzales Altamirano, tregoi se mjekët që tentuan ta shpëtonin i konfirmuan se vdekja erdhi si pasojë e çarjes së një arterie në kokë, shkaktuar nga goditja e fortë.

Shokët e skuadrës dhe miqtë e tij kanë kërkuar ndihmë financiare për të mbështetur familjen e Altamiranos në këtë moment të vështirë. Trupi i tij tashmë është dërguar në shtëpi, ku do të zhvillohet edhe ceremonia mortore.

“Pusho në paqe, mik – shkruan Real Titan NC – Do të të kujtojmë gjithmonë për dashurinë që kishe për futbollin dhe familjen tënde. Na lë një dhimbje të madhe. Forca për familjen tënde në këtë moment të vështirë. Nuk jeni vetëm, familja Titan është me ju dhe e gjithë familja e futbollit është me ju. Lamtumirë përgjithmonë, Helar Gonzales Altamirano”. Tragjedia e 21-vjeçarit ka rindezur debatin për mungesën e ndihmës mjekësore në kampionatet e kategorive të ulëta në Peru.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI