Flash

Çfarë Parisi me Doué, Kvara e Mendes, përmbys Aston Villa: Barcelona thërmon Dortmund

Lapsi.al 9 April 2025
Çfarë Parisi me Doué, Kvara e Mendes, përmbys Aston

PSG dominon ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League kundër Aston Villa. Në “Parc des Princes”, kampionët e Francës triumfuan 3-1 me përmbysje: pas golit surprizë në kundërsulm të Rogers (35’), Doué (39’) shpiku një goditje me të djathtën me një trajektore të pakapshme që barazoi shifrat, pastaj Kvara gjeti përmbysjen me një perlë në minutën e 49' dhe në shtesë (92’) Mendes vulosi trisin. Luis Enrique ka tashmë njërën këmbë në gjysmëfinale.

PSG mposhti me një performancë fantastike 3-1 anglezët e Aston Villa dhe merr një avantazh të rëndësishëm në prag të ndeshjes së kthimit të çerekfinaleve të Champions (më 15 prill në Birmingham). Francezët janë tashmë të sigurtë në rrugën drejt sfidës kundër njërës mes Arsenal dhe Real Madrid. Rogers vetëm sa iluzionoi teknikun Emery, sepse Doué, Kvara dhe Mendes (në shtesë) e përmbysën me super gola.

BARCELONA, POKER PËR GJYSMËFINALEN

Në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League, Barcelona shkatërron 4-0 Borussia Dortmund dhe në prag të ndeshjes së kthimit në “Signal Iduna Park” hipotekon kalimin për në gjysmëfinale. Në “Olimpic” të Montjuïc, blaugranat ushtruan presion, dominuan në fushë dhe bënë lojën. Raphinha (25’) zhbllokoi ndeshjen me një goditje pranë portës, pastaj Guirassy shpërdoroi mundësinë për barazim dhe në pjesën e dytë njerëzit e Flick bënë diferencën, duke mbyllur çështjen falë një dygolëshi të polakut Lewandowski (48’ dhe 66’) dhe një goli të Yamal (77’) në kundërsulm.

Gjysmëfinalja pothuajse e siguruar. Në ndeshjen e parë të çerekfinaleve mes Barcelonës dhe Borussia Dortmund (fituesi do të përballet me atë që do të kalojë mes Inter dhe Bayern) spanjollët imponohen në mënyrë evidente: përfundoi 4-0 në një ndeshje pa histori. Shënoi Raphinha (në minutën e 25'), përpara golave të Lewandowski (në minutat 48 dhe 66) dhe Yamal (në minutën e 77'). Për sulmuesin polak janë golat numër 28 dhe 29 në karrierë kundër verdhezinjve, nga të cilët u largua me parametër zero në vitin 2014.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI