Flash

Boban i habitur pas Bayern-Inter, nuk i pëlqen çmimi MVP për Bastoni: “Nuk kuptojnë”

Lapsi.al 9 April 2025
Boban i habitur pas Bayern-Inter, nuk i pëlqen çmimi MVP për
Zvonimir Boban nuk është nga ata që i merr gjërat me tërthorta, dhe këtë e tregoi edhe një herë pas ndeshjes Bayern-Inter. Ish-futbollisti i Milanit dhe opinionist i Sky, mbeti shumë i habitur kur mësoi që ishte pikërisht Alessandro Bastoni ai që ishte shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes së parë çerekfinale të Champions League. Një vendim që Boban e kritikoi hapur dhe pa asnjë mëdyshje. Zvone kishte lavdëruar veçanërisht Thuram dhe Lautaro, që sipas tij “nuk kishin luajtur kurrë kështu” kundër Bayern. Në analizën e tij, ish-drejtuesi i UEFA-s u shpreh për paraqitjen e lojtarëve të Inter: “Dyshja e sulmit ishte e pabesueshme, natyrisht pa dashur të heq merita pjesës tjetër të skuadrës për paraqitjen e plotë. Por ata të dy përpara ishin të jashtëzakonshëm. Po ashtu edhe leximet e lojës nga Mkhitaryan dhe Barella që bëri shumë lëvizje me klas. Ndoshta nuk u vunë shumë re sepse ata të dy përpara dominuan. Më ka impresionuar personaliteti i skuadrës që në fillim”.

Boban shpjegon pse çmimi i marrë nga Bastoni nuk i duket i drejtë

Në këtë moment, moderatorja Federica Masolin e informoi Boban se çmimi MVP i ishte dhënë Bastonit. Reagimi i Boban ishte i menjëhershëm dhe pa filtra: “Nuk kuptojnë as… shumë pak kuptojnë nga futbolli, me gjithë respektin për Bastoni. Sonte, me një fitore, t’ia japësh një mbrojtësi, nuk ka asnjë kuptim”. Kur debati në studio u ndez, kroati vazhdoi me të njëjtin ton, por duke qeshur: “Sonte, me një fitore, t’ia japësh këtë çmim një mbrojtësi, nuk ka fare kuptim. Kur isha unë në krye të futbollit në UEFA, kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë. Kurrë! (qesh)”. Edhe trajneri Capello dukej se ishte dakord me këtë qëndrim, ndërsa Boban shpjegoi edhe më tej mendimin e tij. Nuk kishte asgjë personale ndaj Bastonit, përkundrazi, kishte edhe komplimente për ndeshjen e tij të mirë: “Çmimi për një mbrojtës? Po, për Carlos Augusto do kishte kuptim. Bastonin unë e adhuroj sepse ka klas dhe bëri një ndeshje shumë të mirë. Por unë do të kisha votuar për Lautaro”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI