Flash

Nga goli-jo gol në Milan-Juve te punishtet e makinave: Sulley Muntari dhe jeta e re

Lapsi.al 8 April 2025
Nga goli-jo gol në Milan-Juve te punishtet e makinave: Sulley Muntari dhe

Sulley Ali Muntari ka pasur një karrierë të gjatë si futbollist, duke lënë gjurmë sidomos në futbollin italian. Ai ka veshur fanellat e Udinese, Inter, Milan dhe Pescara, duke grumbulluar paraqitje dhe suksese edhe në Spanjë, Arabinë Saudite dhe në Ganën e tij. Ish-futbollisti ganez ka hyrë tashmë në botën e motorëve, duke hapur punishte si në Itali ashtu edhe në Ganë, i specializuar në tuning.

Karriera e ganezit

Mesfushor qendre i fuqishëm, luftarak dhe i pajisur me një nuhatje të mirë për golin, Muntari mbahet mend gjithnjë edhe për njërin nga episodet më të diskutueshme të Serie A: i famshmi “gol fantazmë” në sfidën mes Milan dhe Juventus. Në atë rast, goditja e tij me kokë e kaloi dukshëm portierin Gianluigi Buffon, me topin që kaloi qartë vijën e portës. E megjithatë, në mënyrë të pabesueshme, goli nuk u akordua. Një gabim që shkaktoi polemika të ashpra dhe që, edhe sot, përmendet si një nga arsyet kryesore të futjes së teknologjisë në fushë. Por çfarë bën sot Sulley Muntari?

Jeta e tij e re

Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, ai vendosi t’i përkushtohej një pasioni të vjetër: makinave. Siç ka treguar në një intervistë, ai realizoi një ëndërr fëmijërie duke hapur një punishte në Ganë: “Më pëlqen të merrem me makinat, nuk kam nevojë të shfaqem në televizion për të qenë mirë”.

Nuk është megjithatë një pasion i lindur rastësisht: qysh gjatë karrierës si futbollist ai kishte krijuar 4FKMotorsport, një punishte e themeluar në Como, e specializuar në makina luksoze dhe tuning, duke personalizuar karroceritë e makinave, duke modifikuar mekanikën dhe duke fuqizuar sistemet audio, për t’i kthyer makinat në vërtetë bizhuteri mbi katër rrota.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI