Monga debuton në Premier, i dyti më i riu në histori
Për djaloshin i lindur në vitin 2009, minuta e 74-t e Leicester-Newcastle do të mbetet përgjithmonë një moment i paharrueshëm: me rezultatin tashmë të vulosur 3-0 në favor të skuadrës mike, Ruud van Nistelrooy vendosi të bënte një zëvendësim të veçantë, duke e nxjerrë nga fusha Bilel El Khanouss për t’i lënë vendin Jeremy Mongës, sulmues vetëm 15-vjeçar. Në atë moment të saktë, ai u bë debutuesi i dytë më i ri në historinë e Premier League, pas Ethan Nwaneri, i cili kishte debutuar me Arsenalin me vetëm disa ditë më pak, në sezonin 2022-23. Nëse për Premier League dhe futbollin anglez ky ishte një moment ikonik, kishte edhe një tjetër që tërhoqi interesin dhe kuriozitetin e përgjithshëm. Fanella e veshur nga Monga, me numrin 93 të zgjedhur nga vetë sulmuesi i ri, kishte një “mangësi”: sponsorin në gjoks që zakonisht shfaqet në uniformat e lojtarëve të Leicester. Një detaj i vërejtur si para hyrjes së tij në fushë, teksa ishte në bisedë me trajnerin për udhëzimet e fundit, ashtu edhe gjatë gjithë pjesës tjetër të ndeshjes: mungonte mbishkrimi “BC.GAME” me logon e kompanisë.View this post on Instagram
Pse Monga e veshi fanellën e Leicester pa sponsor?
Për dikë mund të dukej si një gabim i madh, por përgjigjja erdhi pothuajse menjëherë më pas, duke iu referuar rregullave zyrtare të vendosura nga Premier League dhe FA. Sipas të cilave, të gjithë lojtarët minorenë që luajnë ndeshje zyrtare, nuk mund të jenë mjet reklamues për faqet e basteve, siç është në fakt sponsori kryesor i Leicester City. Kështu, misteri u zgjidh: nuk ishte as gabim dhe as harresë, thjesht Monga është ende shumë i ri për të reklamuar lojën online. Por mesa duket, jo aq i ri sa për të zbritur në fushë dhe për të debutuar në kampionatin më të fortë anglez në moshën vetëm 15-vjeçare.Jeremy Monga makes Leicester City debut? #lcfc #leicestercity pic.twitter.com/D9upmdxZZB
— The Final Whistle (@TFWhistle__) April 8, 2025