Flash

Çastet e fundit të jetës së ish-futbollistit Jorge Bolano: “Po kërcente dhe u rrëzua”

Lapsi.al 8 April 2025
Çastet e fundit të jetës së ish-futbollistit Jorge Bolano:
Një tragjedi e tmerrshme, e bërë edhe më e vështirë për t’u pranuar nga mungesa absolute e simptomave apo shenjave që mund të linin të kuptohej se zemra mund ta tradhtonte papritur Jorge Bolano, i cili vdiq të dielën në moshën 47-vjeçare nga një infarkt i befasishëm. Rrethanat e fundit të jetës së ish-futbollistit kolumbian, që kishte luajtur për 10 vite në Itali, e shtojnë edhe më shumë dhimbjen për familjarët dhe të dashurit e ish-futbollistit Bolano, të cilët ishin me të gjatë një feste private plot me fëmijë dhe gëzim, ku pikërisht Jorge ishte një nga protagonistët kryesorë. Një video tregon qartë paqen dhe gëzimin e atyre momenteve, pak para se ish-mesfushori i kombëtares të “rrëzohej në tokë teksa po kërcente”.

Çastet e fundit të jetës së Jorge Bolano

Sipas dëshmive të të pranishmëve, ish-lojtari po kërçente dhe po argëtohej në një atmosferë feste, kur papritur u rrëzua në tokë. Pavarësisht se u transportua në spital dhe u provuan manovrat e reanimimit, nuk ishte e mundur që t’i shpëtohej jeta. Një i afërm që ndodhej në festën që zhvillohej në qytetin Cucuta, aty ku Bolano kishte vendosur të jetonte pasi kishte mbyllur karrierën profesionale me ekipin vendas, tregoi çfarë ndodhi: “Askush nuk e priste këtë, ishte krejtësisht i shëndetshëm, nuk ishte ankuar kurrë për ndonjë simptomë që mund të tregonte ndonjë sëmundje të zemrës apo diçka të ngjashme”.

Dëshmia e një të afërmi

Bolano po shijonte festën me familjen dhe të dashurit e tij, ishte një njeri me një jetë të pastër dhe të qetë: “Ishte me familjen e tij, si gjithmonë, i lumtur. Ishte qendra e çdo feste, qeshte, kërçente, argëtohej. Papritur u rrëzua dhe ndodhi ajo që tashmë të gjithë e dimë”. Fillimisht të pranishmit menduan se ishte ndjerë keq për shkak të diçkaje që kishte ngrënë, por sapo kuptuan se situata ishte shumë e rëndë, provuan ta reanimonin në vend, më pas e çuan në një qendër mjekësore aty pranë, por nuk mundi askush ta shpëtonte: “Provuan të gjitha manovrat e nevojshme të reanimimit, e çuam në një spital në qytet, por ishte tashmë i vdekur, nuk kishte shumë gjëra që mund të bëheshin”. Siç u konfirmua zyrtarisht, shkaku i vdekjes ishte “një arrest kardiak i papritur”. Disa orë më parë, në mëngjesin e ditës kur vdiq, ish-lojtari i Parmës (me të cilën fitoi Kupën e Italisë dhe Superkupën) kishte shkuar në famullinë Santa Ana në Cucuta dhe kishte bërë një foto me një prift. Një imazh që më pas u përhap në rrjetet sociale: në buzëqeshjen e mirë të Jorge-s, i përshkruar nga të gjithë si një njeri i mirë që jepte gjithmonë për të tjerët, lexohej gëzimi për jetën dhe dashuria për njerëzit. Nuk mund ta dinte se çfarë fati e priste pas pak, teksa ishte pranë njerëzve më të rëndësishëm të jetës së tij.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI