Flash

"Në Shqipëri mund të humbasësh jo gjithmonë nga…": Gega i trishtuar, Shkëmbi shpreson

Lapsi.al 7 April 2025
"Në Shqipëri mund të humbasësh jo gjithmonë

Tirana dërrmoi Partizanin në derbi, duke e mundu 3-0. Tepër i lumtur është shfaqur përpara kamerave, trajneri Bledi Shkëmbi, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për teknikun e të kuqve Skënder Gega.

Shkëmbi: Nëse do gabonim do të kishim shumë pak shanse

“Nga brenda nuk mendoj se e kam përjetuar më shumë se të tjerat. Pas golit të parë, e ndjeja që edhe unë duhet të jepja diçka më shumë nga vetja. Për të mos përsëritur ato ndeshje që shënojmë të parët më pas pësojmë". Bledi Shkëmbi feston dhe shpreson, pas 3-0 me Partizanin. Tekniku i Tiranës ka marrë fitoren e parë sezonale në sfidën me rivalët e mëdhenj dhe beson se mund të arrijë shpëtimin: "Ajo që më pëlqeu te skuadra ishte egoja dhe besimi. Në shumë ndeshje kemi humbur besimin, edhe pse kemi qenë në avantazh. Kjo ishte ajo që ishte shumë ndryshe nga ndeshjet e tjera dhe do ta veçoja".

Shkëmbi e kishte të qartë rëndësinë e ndeshjes: "Çdo trajner gjithë javën përgatit ndeshjen, mendojmë mënyrën më të mirë. Futbollistët ishin shumë më të përqëndruar në këtë ndeshje. Sot dukej si finale, në qoftë se do të gabonim do të kishim shumë pak shanse".

Gega: "Ka tjetër impakt humbja në derbi"

“Të them të drejtën ka tjetër impakt humbja në derbi, por në sport pranohet, sidomos kur kundërshtari bën më mirë. Unë nuk pranoj vlerësimin e derbit. Ndoshta vjen nga eksperienca, ndoshta një pjesë e atyre që unë drejtoj, nuk e kuptojnë. Ka qenë një derbi i veçantë, duke u dënuar me 3 goditje standarde". Skënder Gega nuk e fsheh zhgënjimin për humbjen e rëndë me Tiranën, e para për të në pankinën e kuqe. Tekniku megjithatë nuk e humbet sensin e ironisë: "Frika për “Final 4”? Në Shqipëri mund të humbasësh jo gjithmonë nga… Patjetër që nuk është situatë e mirë. Elbasani po bën shumë mirë, sot fitoi kundër kampionëve. Ne duhet të shohim veten tonë, nga nesër të bëjmë më mirë. Kjo humbje ishte jo e mirë, të paktën në këto moment".

Lexo më tejTirana fiton derbin dhe shpresën: Jarmouni e Ernest i rrezikojnë Final 4 Partizanit

Gega pastaj sqaroi situatën me lojtarët e tij: "Bintsoukën javën që kaloi e kam ndërruar shumë shpejt. Mendova se është rehabilituar, por ka mungesë freskësie. Hodhëm gjithë arsenalin, Eleken dhe Zekën. Duke menduar që kishim shpresë, pësuam goditje. Unë nuk jam i zemëruar, u thashë që s’duhet t’i bëjnë gjyqin shokëve".

Në fund edhe një mendim, që shpreh kritikën për lojtarët e rinj: "Janë larguar lojtarë cilësorë dhe kritikohet klubi. Unë mendoj se janë bërë mirë që kanë ikur. Por më vjen çudi se asnjëri nuk ka shfrytëzuar këtë shans të artë për t’i zëvendësuar të larguarit në fushë. Kohë e shkurtër, 3 ndeshje në 7 ditë. Unë jam trajner, nuk shikoj gjërat që kanë ndodhur përpara. Por nuk e mendoja që në këtë ndeshje të ndëshkoheshim në këtë mënyrë".

 

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI