Tirana triumfon 3-0 në derbi, duke mposhtur Partizanin për herë të parë pas tre barazimeve të këtij sezoni. Gega pëson humbjen e parë, që kur mori drejtimin e të kuqve, ndërsa Shkëmbi sheh me shpresë mbijetesën, për ta arritur në tre ndeshjet e mbetura. Tirana e Partizani luajtën një pjesë të parë intensive, më tepër agonistike se zbavitëse, por njësoj emocionuese.
E në fakt, në mundësinë e parë të vërtetë, Tirana kaloi në avantazh, në minutën e 19’. Ndreca ekzekutoi një goditje dënimi në mënyrë pothuaj perfekte, me topin që u përplas në traversë, pastaj Jarmouni me kokë e dërgoi në rrjetë për 1-0. Goli I 11 minuta për sulmuesin bardheblu, por Partizani mund të barazonte në të 37’ kur Bintsouka kaloi Dembele dhe pasoi për Podstrelau dhe ndërhyrja e Vera shpëtoi rezultatin.
[video width="644" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/67f4174a28b10.mp4"][/video]
Ndëshkimi erdhi menjëherë dhe sërisht nga Jarmouni me penallti, pas një prekje të topit me dorë. Francezi mund Hoxhën dhe 2-0 në minutën e 41’. Hera e parë në këtë sezon që krijohet një diferencë e tillë në derbi. Kote në pjesën e parë dhe Eleke e Sembene pas pushimit, por Partizani nuk shkundet.
[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/67f41c67d5b3f.mp4"][/video]
Tirana dhe Shkëmbi rrisin forcat difensive, duke shpresuar në ndonjë kundërsulm me Ernest. E pikërisht një I tillë pas gabimit amatoreskt të Sembene e vuri sulmuesin para Hoxhës, që shkaktoi penallti. Ernest e mori vetë përsipër dhe mbylli ndeshjen me golin e tretë. Asgjë për të bërë, pavarësisht se Keko nxorri në fund një goditje brilante për të mposhtur Selmanin, por në pozicion jashtë loje.
[video width="646" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/67f42769c58a3.mp4"][/video]
Partizani tani rrezikon vendin në Final 4, me Elbasanin vetëm një pikë larg. Tirana i ikën vendit të fundit, por për shpëtimin është ende vuajtje. Sidoqoftë, fitorja në derbi është një motivim I fortë dhe te Tirana shpresojnë.
Sot derbi Tirana-Partizani, policia bllokon disa rrugë