Flash

Jeremy Mathieu, nga triumfi në Champions me Barcelonën, te puna si shitës në dyqan

Lapsi.al 7 April 2025
Jeremy Mathieu, nga triumfi në Champions me Barcelonën, te puna si
Papritur, Jeremy Mathieu ka rikthyer popullaritetin botëror. Dhjetë vjet më parë ai fitoi Champions League me Barcelonën dhe luajti edhe në finalen kundër Juventusit. Tani, pas lënies së futbollit të luajtur, ai ka vendosur të ndryshojë jetë. Ish-mbrojtësi francez po punon si shitës në Francë, në një dyqan të një zinxhiri shumë të njohur atje. Jeremy Mathieu është i lindur në vitin 1983. Ai ka qenë një mbrojtës i klasës së mesme: tre vjet te Sochaux, pastaj tre te Toulouse dhe kalimi te Valencia. Pesë sezone te Piprat, para se të nënshkruante me Barcelonën. Aty bëri hapin e madh. Në pankinë ishte Luis Enrique dhe në fushë Leo Messi. Katalanasit e paguan për të 20 milionë euro. Viti i parë ishte triumfal: tre tituj, një koleksion trofesh, para se të mbyllte karrierën në nivele të larta me Sportingun e Lisbonës. 13 trofe në një karrierë të shkëlqyer.

Tani Mathieu punon si shitës në Francë

“L'Equipe” zbuloi sot se çfarë po bën Mathieu tani. Gazeta më e rëndësishme sportive franceze gjeti një foto që qarkulloi në internet, ku ai shfaqet duke punuar si shitës në një dyqan të zinxhirit Intersport. Dyqani u përmbyt me telefonata, rreth tridhjetë të tilla. Shumë njerëz donin të dinin nëse ishte vërtet ai. Sigurisht, vizitorët e dyqanit u trefishuan, pasi shumë donin ta shihnin ish-futbollistin, të merrnin një autograf ose të bënin një foto kujtimi. Pas ngjarjes, menaxheri i dyqanit, i cili ndodhet midis Aix-en-Provence dhe Marsejës, informoi jozyrtarisht se Mathieu ishte aty për një periudhë prove me ndihmën e një ish-futbollisti që tashmë punon aty, Loic Loval-Landré. Mathieu është një shitës në departamentin e futbollit, pra ai mbetet në botën e tij, atë botë që mund ta rikthejë sërish në të ardhmen, pasi gjatë kësaj kohe ai ka marrë edhe licencën si trajner.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI