Flash

Elbasani trondit Egnatian në Rrogozhinë dhe mban gjallë ëndrrën për Final Four

Lapsi.al 7 April 2025
Elbasani trondit Egnatian në Rrogozhinë dhe mban gjallë

Elbasani ka arritur një triumf të çmuar në transfertë ndaj Egnatias, duke fituar me rezultatin 2-1 në një sfidë me shumë emocione dhe episode interesante. Verdheblutë e drejtuar nga Nevil Dede treguan pragmatizëm dhe efikasitet, duke shfrytëzuar në maksimum momentet kyçe të takimit dhe duke marrë tre pikë me vlera të mëdha në garën për një vend në Final Four.

[video width="658" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/67f3f32375666.mp4"][/video]

Elbasani i çmendur: dy gola në dy minuta

Pjesa e parë foli për një përballje të balancuar, me të dyja skuadrat që patën mundësitë e tyre. Gjithsesi, fundi i saj solli dy goditje të shpejta nga miqtë, të cilët brenda pak minutave ndëshkuan vendasit. Në fillim ishte Xhoel që shfrytëzoi një harkim nga e djathta dhe me një goditje të saktë me kokë kaloi Elbasanin në avantazh në minutën e 43'. Vetëm dy minuta më pas, Tsague finalizoi një aksion të shpejtë të verdhebluve, duke i çuar shifrat në 2-0 dhe duke i dhënë një goditje të rëndë Egnatias para pushimit.

Lexo më tej: Tirana fiton derbin dhe shpresën: Jarmouni e Ernest i rrezikojnë Final 4 Partizanit

[video width="666" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/67f3f43820570.mp4"][/video]

'Panenka' e Fernandos nuk mjafton

Në pjesën e dytë, vendasit tentuan të reagonin, por u treguan të pasaktë para portës së Totoshit. Rasti më i mirë për ta ishte ai i Lushkjes në minutën e 67', por mesfushori nuk gjeti kuadratin nga një pozicion shumë i favorshëm. Ndeshja u ndërpre për disa minuta pas një incidenti të pazakontë në tribuna, ku një tifoz i Egnatias u rrëzua, çka solli shqetësim të madh për disa çaste. Përpjekjet e vendasve u shpërblyen vetëm në minutën e 81', kur Leo Melo fitoi një penallti pas një kontakti në zonë me Lulajn. Fernando mori përgjegjësinë dhe me shumë klas ekzekutoi në stilin “Panenka”, duke ngushtuar diferencën në 2-1.

[video width="648" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/67f403aae99d1.mp4"][/video]

Megjithatë, në minutat e mbetura Elbasani menaxhoi mjaft mirë avantazhin dhe arriti të mbyllë takimin me një fitore tepër të rëndësishme, që e mban plotësisht në garë për të siguruar një vend mes katër skuadrave më të mira të kampionatit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI