Flash

Mamardashvili, bast me euro në fushë me Vinicius: braziliani del shumë keq

Lapsi.al 6 April 2025
Mamardashvili, bast me euro në fushë me Vinicius: braziliani del
Giorgi Mamardashvili ishte protagonisti absolut i fitores së rëndë të Valencias në fushën e Real Madrid. Përveç shumë ndërhyrjeve vendimtare, ai priti edhe një penallti të ekzekutuar nga Vinicius. Një episod që ka pasur edhe një prapaskenë kurioze, të cilën vetë portieri gjeorgjian e ka treguar në mixed zone për gazetarët.

Mamardashvili i pret penalltinë, kishin vënë bast në fushë

Sfida brenda sfidës, e fituar nga pika e bardhë prej portierit, i ka sjellë atij edhe një “çmim” të veçantë. Në fakt, Mamardashvili ka pranuar se kishte vënë bast 50 euro me Vinicius se do t’i priste penalltinë e minutës së 12-të. Me buzëqeshje përpara gazetarëve, gardiani i Valencias ka shpjeguar: “Fola me Vinicius dhe fitova 50 euro”. Të habitur, të pranishmit e pyetën se çfarë qëndronte pas kësaj fjale. Me shumë sinqeritet, Mamardashvili zbuloi: “Po, i thashë nëse donte të vëmë bast 50 euro dhe ai pranoi. Ia prita penalltinë dhe fitova”. Vinicius humb ndaj portierit të Valencias e nuk respekton bastin Mamardashvili e priste që të merrte paratë pas ndeshjes, por mbeti duarbosh, pasi Vinicius bëri të zgjuarin: “Duhej të më paguante pas ndeshjes, por nuk e ka bërë ende. Nuk është ndonjë problem i madh”. Gjithsesi, Mamardashvili largohet nga “Bernabeu” më shumë se i kënaqur, pas një nate perfekte me Valencian e tij, fitore që mund të rezultojë vendimtare për garën për titullin, me Barcelonën që falënderon edhe pse nuk përfitoi sa duhet. Mamardashvili, hakmarrja në Real Madrid-Valencia Dhe pas një sezoni me ulje-ngritje, më në fund ka ardhur momenti i tij, e Mamardashvili flet plot krenari: “Të gjithë kemi ditë të këqija, por unë dua gjithmonë të tregoj kush jam. Dhe sot e tregova. Mendoj se për këtë arsye jam i lumtur, i kënaqur dhe duhet të vazhdoj kështu, në këtë rrugë. Fitova kundër një skuadre shumë të madhe, mposhtëm një skuadër të madhe”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI