Flash

Da Silva ndëshkon Vllazninë 'e tij', Mezani feston: Bylis i largohet zonës së rënies

Lapsi.al 6 April 2025
Da Silva ndëshkon Vllazninë 'e tij', Mezani feston: Bylis i

Bylis ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë, duke mposhtur minimalisht Vllazninë me rezultatin 1-0, në sfidën e javës së 33-të të Superiores. Skuadra ballshiote ka shfrytëzuar në maksimum epërsinë numerike pas përjashtimit me karton të kuq të Bajramit, duke gjetur rrjetën vendimtare në fillimin e pjesës së dytë me brazilianin Da Silva, që ndëshkoi ish-ekipin e tij.

Bajrami tradhëton Brdaric

Vllaznia e nisi ndeshjen në kërkim të kontrollit të lojës, por rastin më të mirë në minutat e para e kishte Bylis. Në të 8', Berko shpërdoroi një mundësi të artë pas një asisti perfekt nga Abazaj, duke dërguar topin jashtë kuadratit. Moment kyç i sfidës erdhi në minutën e 23', kur Bajrami la shkodranët me 10 lojtarë. Edhe pse fillimisht faulli ishte në favor të Vllaznisë, një përplasje pas ndërhyrjes çoi në ndëshkimin me karton të kuq për mesfushorin shkodran, ndërsa Berko u ndëshkua me të verdhë. Në fundin e pjesës së parë, Bylis humbi edhe një rast tjetër të artë me Peraltën, por portieri Jukaj reagoi në mënyrë vendimtare duke mbajtur në lojë miqtë.

Lexo më tej: Bismark dënon Laçin me një dygolësh: Skënderbeu e përmbys, Gjoka sheh shpëtimin

Episodi i kartonit të kuq ka qenë vendimtar në rezultatin e ndeshjes, sipas teknikut të kuqebluve Thomas Brdaric, që ka sulmuar arbitrin për vendimin e marrë: “Patëm qarkullim topi derisa morëm kartonin e kuq. Ne luajtëm edhe kundër erës dhe disa ekzekutime nuk ishin të sakta. Një situatë ndryshoi gjithë lojën. Dëgjova se nuk ishte karton i kuq, nuk e di pse erdhi ai vendim. Ndryshoi gjithçka. Por nuk duhet të pësojmë kështu golash.

Vendosi Da Silva

Fillimi i pjesës së dytë ishte perfekt për ballshiotët. Vetëm dy minuta pas rifillimit, Da Silva mori një top në zonë dhe me një goditje të saktë e të bukur kaloi vendasit në avantazh, duke mos e festuar golin për respekt ndaj ish-skuadrës së tij. Me gjithë inferioritetin numerik, Vllaznia kërkoi me insistim golin e barazimit. Në minutën e 74', Batista u shfaq vendimtar duke pritur goditjen e rrezikshme të Deliut. Edhe në minutën e fundit, Delaj pati një tjetër mundësi për shkodranët, por sërish ishte portieri i Bylis që ruajti rrjetën të paprekur.

Në fund, një fitore me shumë peshë për Bylisin që largohet nga zona e ftohtë dhe rifiton moralin, ndërsa Vllaznia mbetet në vendin e tretë, duke humbur terren në luftën për zonën europiane. I lumtur Gentian Mezani, tekniku i ballshiotëve, që qendron në zonëm e shpëtimit 3 javë nga fundi: “Sigurisht që ka pasur efektin e vet kartoni i kuq i Vllaznisë dhe padiskutim që ishim më të favorizuar. Nuk po arrinim dot të organizoheshim mirë dhe të dilnim në sulm ashtu siç duhej, kishim paqartësi. Në pjesën e dytë na ndihmoi goli që erdhi shpejt dhe më pas menduam që t’i kapnim në kundërsulme".

[video width="674" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/67f28c61a19a4.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI