Flash

Bismark dënon Laçin me një dygolësh: Skënderbeu e përmbys, Gjoka sheh shpëtimin

Lapsi.al 6 April 2025
Bismark dënon Laçin me një dygolësh: Skënderbeu e

Skënderbeu ka marrë një fitore jetike në transfertë ndaj Laçit, duke dalë triumfues nga një sfidë që mund të kishte vlerën e një qëndrimi në elitën e futbollit shqiptar. Korçarët u treguan më cinikë dhe shfrytëzuan në maksimum gabimet e vendasve, duke fituar me rezultatin 2-1 në një përballje direkte për mbijetesë. Bismark realizoi një dygolësh shumë të rëndë që praktikisht i jep shpëtimin korçarëve.

Sfida nisi me Laçin që u përpoq të merrte kontrollin e lojës, por ishte Skënderbeu ai që goditi i pari. Në minutën e 19', një gabim i rëndë i mbrojtësit Lleshi, që nuk arriti të kontrollojë një kthim topi prapa, i dhuroi Bismark rastin ideal për të kaluar korçarët në avantazh. Përgjigja e Laçit nuk vonoi shumë. Në minutën e 39', Tresa gjeti hapësirën e duhur dhe shërbeu bukur për Kordeiron, i cili barazoi shifrat për vendasit, duke rikthyer shpresat te skuadra e drejtuar nga Armando Cungu. Laçi kishte mundësinë të përmbyste gjithçka menjëherë, por në minutën e 41', goditja e Bullarit përfundoi jashtë, ndonëse preku edhe shtyllën.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/67f27fc773fc1.mp4"][/video]

Në pjesën e dytë, korçarët menaxhuan më mirë lojën, ndërsa Laçi nuk arriti të konkretizonte rastet e krijuara. Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Skënderbeu goditi sërish. Në minutën e 83-të, pas një aksioni nga krahu i djathtë, Nasr shërbeu për Bismark, i cili përfitoi edhe nga devijimi i mbrojtësit Lleshi, për të çuar topin në rrjetë dhe për të vulosur fitoren 2-1 për miqtë. Laçi provoi gjithçka deri në fund për të shpëtuar të paktën një pikë, por në kohën shtesë Traore shpërdoroi një mundësi të artë i vetëm përballë portës, duke dërguar topin jashtë.

Gjoka feston në Laç, Moriero në telashe

Ernest Gjoka vazhdon të udhëheqë bardhekuqtë drejt një shpëtimi të jashtëzakonshëm, por pas ndeshjes e kaloi meritën te lojtarët e tij: “Një ndeshje shumë e rëndësishme dhe e fortë ndaj një kundërshtari direkt. Meritë absolute e lojtarëve të mi që treguan forcën dhe cilësitë që kanë në një fushë të tillë. Duke parë dhe kushtet atmosferike të erës ata nuk u dorëzuan. Era ndikonte shumë dhe nuk mund të luanim topin poshtë".

[video width="650" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/67f284da63bc6.mp4"][/video]

Në këtë mënyrë, Skënderbeu largohet nga Laçi me tre pikë të arta dhe merr frymë më lirshëm në luftën për mbijetesë, ndërsa kurbinasit rrezikojnë seriozisht zbritjen nga kategoria. I këtij mendimin, edhe pse me keqardhje, është tekniku i kurbinasve Francesco Moriero: “Ishte një ndeshje delikate, fatkeqësisht kohët e fundit pësojmë gol me gjysmë goditje në portë. Më vjen keq për djemtë dhe klubin, por duhet të luftojmë dhe të marrim sa më shumë pikë në ndeshjet e mbetura. U munduam të adaproheshim me klimën, pak herë më ka ndodhur një gjë e tillë.

[video width="658" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/67f2930a7b287.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI