Flash

Shumë kërcënime me vd*kje, arbitrat francezë në grevë: mbi 800 ndeshje të shtyra

Lapsi.al 4 April 2025
Shumë kërcënime me vd*kje, arbitrat francezë në

Niveli i dhunës ka arritur kulme të papranueshme kundër kategorisë së arbitrave francezë, sidomos në kategoritë e ulëta, dhe kështu fundjavën e ardhshme bilbilat francezë kanë vendosur të futen në grevë në një distrikt të tërë, në Alsace. Duke ndalur mbi 800 ndeshje mes amatorësh dhe duke përmbysur kalendarët dhe federatat. Një zgjedhje e detyruar përballë kërcënimeve me vdekje që janë shtuar kohët e fundit, gjithnjë e më shumë të denoncuara nga gjyqtarët pa u marrë ndonjëherë masa për t’i mbrojtur: “Një situatë e një mosqytetarie absolute”.

Kërcënime dhe fyerje: ka nga ata që janë tërhequr nga frika

Dhunë ndaj gjyqtarëve, sidomos në kategoritë e ulëta, ku kjo plagë ka marrë përmasa të paktën tronditëse dhe të rrezikshme. Pikërisht pika që e derdhi kupën ishte denoncimi në polici në Strasburg, pas intimidimeve të radhës që pasuan një ndeshje amatore, ku një gjyqtar në fund vendosi të heqë dorë nga karriera, duke u tërhequr. “Pas disa frazave, është e pamundur edhe të vazhdosh të jetosh” – shpjegoi gjyqtari francez që u dorëzua, – “e paimagjinueshme të rikthehem në fushë, por edhe të dal nga shtëpia me frikën se dikush mund të më presë”.

Lexo më tej: Skandali i të drejtave TV në Francë, askush nuk i blen: Ligue 1 në errësirë, nis plani B

Komunikata zyrtare: “E keqja që po e ha futbollin përbrenda”

Kështu, një Distrikt i tërë – rast unik në historinë e futbollit francez – ka vendosur të rreshtohet në anën e gjyqtarëve dhe në shenjë solidariteti është shpallur një grevë e jashtëzakonshme: “Komisioni i gjyqtarëve të distriktit ka vendosur, pas konsultimit me anëtarët e tij, të ushtrojë të drejtën e tërheqjes në datat 4, 5 dhe 6 prill” – thuhet në notën e publikuar për të dënuar “këtë sjellje të përshkrueshme”, dhe që thekson angazhimin për të mbështetur dhe mbrojtur gjyqtarët, duke u zotuar të marrë masa të reja për të luftuar këtë plagë që po e ha futbollin përbrenda.

800 ndeshje të pezulluara, disa klube kundër: “Ndëshkohen edhe ata që s’kanë faj”

Kështu, këtë fundjavë nuk do të zhvillohet asnjë ndeshje futbolli amator, me qëllimin kryesor të sensibilizimit të klubeve – që shpesh nuk arrijnë të kontrollojnë tifozët e tyre – dhe të federatës. Megjithatë, nuk kanë munguar kritikat dhe zërat ndryshe nga disa klube që e kanë konsideruar të tepruar këtë akt force nga ana e gjyqtarëve: “Ne të Still Mutzig, një klub i Bas-Rhin, mbështesim lëvizjen. Por si lojtarët ashtu edhe drejtuesit e klubit nuk janë dakord me këtë metodë proteste. Në këtë mënyrë ndëshkojmë të gjithë, pa dallim, edhe klubet e mira” – ka deklaruar Manu Kientzy, nënkryetari i Still Mutzig.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI