Flash

Rituali i veçantë i Ederson: portieri e kryen prej 8 vitesh në çdo ndeshje të City

Lapsi.al 4 April 2025
Rituali i veçantë i Ederson: portieri e kryen prej 8 vitesh në
Prej tetë vitesh, portieri brazilian Ederson është titullari i Manchester City. Për spanjollin Pep Guardiola ka qenë i pazëvendësueshëm dhe ka kontribuar në këtë mori trofesh, mbi të gjitha në Champions League të vitit 2023. Këtë sezon, vendi si titullar nuk është më i padiskutueshëm, pasi e ka ndarë vendin me Ortega. Por te City, ai do të mbetet gjithmonë një legjendë, për një fakt kurioz. Ka luajtur 361 ndeshje me fanellën e “Citizens” dhe në secilën prej atyre ndeshjeve ka veshur të njëjtën palë të brendshme.

Rituali i veçantë supersticioz i Ederson

Supersticioni, siç dihet, është një element i fortë në sport. Ka nga ata që e fshehin dhe nga ata që jo. Historia është plot me sportistë supersticiozë. Lista është e gjatë: nga shishet e ujit të Nadal, te pantallonat e Michael Jordan, këpucët e Toni Kroos dhe puthja fatlume e Blanc në kokën e Barthez. Kësaj liste i shtohet edhe Ederson Moraes, i njohur vetëm me emrin e tij të pagëzimit. Portieri i Manchester City ishte protagonist në emisionin “Match of the Day” të BBC-së. Lexo më tej: Video/ City, jo vetëm alkool në festën e tripletës: Ederson pikaset duke “u bërë” në mes të shokëve

Portieri i Manchester City rrëfen gjithçka për Given

Ederson dha një intervistë për Shay Given, ish-portier i shkëlqyer irlandez i Newcastle dhe Manchester City. Në një bisedë të gjatë, Given e pyeti numrin një të Guardiolës nëse kishte ndonjë supersticion. Ederson nuk u fsheh dhe me sinqeritet rrëfeu gjithçka, duke thënë se në këta tetë vite, çdo herë që ka zbritur në fushë me Manchester City ka veshur të njëjtat të brendshme: “Kam vetëm një supersticion. Luaj çdo ndeshje me të njëjtën palë të brendshme. Të njëjtat prej tetë vitesh.” Given iu përgjigj: “Nuk duhet të jenë në gjendje të mirë.”

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI