Çfarë ndodhi në fund të Fenerbahçe–Galatasaray
José Mourinho gaboi dhe me shumë mundësi do të ndëshkohet rëndë. Ajo që bëri në fund të sfidës së Kupës së Turqisë mes Fenerbahçe dhe Galatasaray është e papranueshme për një trajner të nivelit dhe përvojës së tij. Heshtja e “Special One” e tregon vetëdijen që e ka kaluar kufirin. Por, është klubi i tij ai që ka folur, duke nxjerrë një deklaratë shumë të ashpër, ku fajëson trajnerin kundërshtar, duke e cilësuar si një provokator që ka vepruar me qëllim, ashtu si ka bërë edhe më parë.Jose Mourinho, DT de Fenerbache, encaró al técnico del Galatasaray, Okan Buruk, al que tiró de la nariz al final del encuentro que perdió 1-2. La sanción podría ser hasta de 10 fechas.#ComunicacionDigitalTv #Mourinho #galatasaray#fenerbahce pic.twitter.com/0RmRgKsqzh
— COMUNICACION DIGITAL TV (@CDigital15) April 4, 2025
Deklarata e ashpër e Fenerbahçe
“Shpjegim i domosdoshëm.” Ky është vetë titulli i deklaratës zyrtare, një akuzë e drejtpërdrejtë me emër dhe mbiemër: Okan Buruk. Sipas versionit të Fenerbahçes, trajneri i Galatasarayt i është afruar Mourinhos me qëllim për ta provokuar, ndërkohë që portugezi kishte shkuar të shtrëngonte duart me arbitrat pas ndeshjes. “E provokoi trajnerin tonë me gjeste dhe deklarata dhe pati guximin të bëjë gjeste të pafytyra. Pas kësaj, trajneri ynë i preku hundën shkurt, si përgjigje ndaj provokimeve, dhe personi në fjalë u rrëzua përtokë në mënyrë të ekzagjeruar”.Këtu Fenerbahçe thellon akuzat: “Fjalët dhe sjellja e papërshtatshme e këtij personi, që u rrëzua sikur ta kishin qëlluar, janë vazhdim i provokimeve të tij të planifikuara dhe të ekzagjeruara. Gjithçka është e regjistruar në pamje. Është e pakuptimtë dhe absurde që një njeri të rrëzohet dhe të përdridhet për disa sekonda vetëm pse dikush ia ka prekur hundën – publiku e ka parë vetë.” Lexo më tej: Pse Mourinho u soll si i çmendur me Okan Buruk? Një video tregon çfarë ndodhi më parë “Është e qartë që ky sjellje, e dokumentuar në kohën kur ai ishte lojtar, është vazhduar edhe në karrierën si trajner dhe është bërë pjesë e karakterit të tij.” – përfundon deklarata – “Vlerësimi i provokimeve të turpshme dhe asaj që ndodhi më pas nuk duhet bërë në mënyrë të njëanshme, por duhet parë në lidhje shkak–pasojë.”Zorunlu Açıklama
Dün maçın ardından hakemlerin elini sıkma bahanesi ile hakemlerle görüşme halindeki Teknik Direktörümüz Jose Mourinho’nun yanına gelen, el kol hareketleri ve söylemler ile teknik direktörümüzü tahrik eden, polis çizgisini geçtikten sonra saygısızca el hareketi… pic.twitter.com/TNE5DOnpse — Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) April 3, 2025