Neom, qyteti që nuk ekziston, por ka tashmë një skuadër
Në fakt, qyteti që pritet të mirëpresë belgën sezonin e ardhshëm ende nuk ekziston. Është një projekt i shpallur në vitin 2017 dhe që pritet të konkretizohet këtë vit: Neom do të ndërtohet në provincën Tabuk në Arabinë Saudite dhe bën pjesë në projektin ambicioz “Saudi Vision 2030”, i cili synon gjithashtu zhvillimin e sektorit sportiv të vendit. Pra, qyteti ende nuk është ngritur, por skuadra ekziston, sepse Neom SC nuk është gjë tjetër veçse një rebranding i Al-Suqoor Club – një klub që ka kaluar pjesën më të madhe të historisë së tij në ligat e ulëta të Arabisë Saudite dhe që është i panjohur për publikun e gjerë. Ky klub është zgjedhur për të përfaqësuar vendbanimin e ri urban që ende nuk është inauguruar, por që tashmë ka ekipin e vet të futbollit. Ndryshimi i madh erdhi në vitin 2023, kur Ministria saudite e Sportit njoftoi se klubi do të kthehej në një shoqëri aksionare. Që nga ai moment, klubi ka marrë investime të konsiderueshme, duke u kthyer në ekipin zyrtar të qytetit të Neomit: aktualisht luan në kategorinë e dytë të futbollit saudit, por pritet që ta sigurojë ngjitjen në elitë në fund të këtij sezoni – pikërisht në kohë për të mirëpritur De Bruyne. Aktualisht i zhvillon ndeshjet në shtëpi në Tabuk, por strukturat e tij do të ndërtohen në qytetin futuristik ku janë planifikuar investime për të ngritur infrastrukturë të teknologjisë së lartë. Ashtu si edhe ekipet e tjera të kampionatit saudit, edhe Neom SC do të nisë fushata të mëdha merkatoje për të rekrutuar lojtarët më të mirë në qarkullim, duke synuar të rivalizojë me klubet e mëdha të ligës në vitet e ardhshme.Dear Manchester. ? pic.twitter.com/2EdhVYOLti
— Kevin De Bruyne (@KevinDeBruyne) April 4, 2025