Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

"Askush nuk është i sigurt"/ Edhe një ishull pinguinësh po tarifohet nga Trump

Lapsi.al 4 April 2025
"Askush nuk është i sigurt"/ Edhe një ishull

Dy pika të vogla, të largëta antarktike, të populluara me pinguina dhe foka janë ndër vendet e e pashpjegueshëm që janë tarifuar nga administrata Trump.

Ishujt Heard dhe McDonald, një territor që ndodhet 4,000 km në jugperëndim të Australisë, janë të aksesueshëm vetëm përmes një udhëtimi me varkë prej shtatë ditësh nga Perth, dhe nuk janë vizituar nga njerëzit në pothuajse një dekadë.

Ministri i tregtisë australian, Don Farrell, i tha Australian Broadcasting Corporation (ABC) se tarifat ishin “qartësisht një gabim”. 

“Pinguinat e vjetër të gjorë, nuk e di se çfarë i bënë Trump, por, shiko, mendoj se është një tregues, për të qenë i sinqertë me ty, se këto (tarifat) ishin një proces i nxituar.” 

Presidenti Trump të mërkurën zbuluoi një skemë të gjerë taksash për import, si hakmarrje për ato që ai tha se janë barrierat e padrejta të tregtisë mbi produktet amerikane.

Lexo më tej: “Trump vendos tarifa”/ Si ta kuptojmë vendimin epokal të Presidentit amerikan 

Disa territore të tjera australiane ishin gjithashtu prekur nga tarifat e reja, përveç arkipelagut norvegjez Svalbard, Ishujve Falkland dhe Territorit Britanik të Oqeanit Indian.

“Kjo thjesht tregon dhe ilustron faktin se askund në Tokë nuk është i sigurt nga këto (tarifat),” tha Kryeministri australian Anthony Albanese të enjte.

Si pjesë e pjesës tjetër të Australisë, Ishujt Heard dhe McDonald, Ishujt Cocos (Keeling) dhe Ishulli i Krishtlindjeve tani janë subjekt i një tarife prej 10%.

Një tarifë prej 29% u zbatu në Ishullin Norfolk, i cili është gjithashtu një territor australian dhe ka një popullsi prej rreth 2,200 njerëz.

Ishulli Heard, megjithatë, është shkretuar, akullor dhe plotësisht i papopulluar. Dhe është shtëpia e vullkanit më të madh dhe të vetëm aktiv të Australisë, Big Ben, dhe kryesisht i mbuluar me akullnaja.

Besohet se hera e fundit që njerëzit shkuan në Ishullin Heard ishte në 2016, kur një grup entuziastësh të radios amatore transmetuan nga aty me lejen e qeverisë australiane.

Është e vështirë të merret një pamje e qartë e marrëdhënieve tregtare midis Ishujve Heard dhe McDonald dhe SHBA-së.

Sipas të dhënave të eksportit nga Banca Botërore, ishujt kanë, gjatë disa viteve të fundit, zakonisht eksportuar një sasi të vogël produktesh në SHBA, rreth 1.4 milionë dollarë amerikanë.

Si me shumë qeveri të tjera në mbarë botën, tarifat kanë zhgënjyur udhëheqësit e Australisë, ku Albanese tha se ato janë “plotësisht të pabaza” dhe “jo veprimi të një shoku.”

Përshtati nga BBC, ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

OKB: Ukraina sot vendi më i minuar në botë

Rreth dy milionë mina tokësore janë të shpërndara nëpër Ukrainë, sipas OKB. Do të duhen vite që ato të pastrohen. Në qytetin e Bovary, në periferi të Kiyvit, ta...

17:00

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI