Flash

Tifozi i Newcastle tatuon kodin QR të fitores në Kupë ndaj Liverpool: në fund befasia

Lapsi.al 3 April 2025
Tifozi i Newcastle tatuon kodin QR të fitores në Kupë ndaj
Një kujtim i pashlyeshëm për një arritje të paharrueshme. Një tifoz i Newcastle ka bërë tatuazh në pulpën e këmbës një kod QR që, kur skanohet me një smartphone, hap videon e festës së Dan Burn, një prej shënuesve të triumfit të Magpies kundër Liverpool në finalen e Kupës së Ligës në Wembley më 16 mars. Një sukses që i dha fund një thatësire prej 70 vitesh pa trofe kombëtarë. Videoja e tatuazhit është publikuar nga Brian Levitt, pronari i dyqanit të tatuazheve “Lev-ink”: në pamje shihet pulpa me kodin e gdhendur që skanohet nga një telefon, duke hapur klipin e festës së Burn. Poshtë kodit QR, tifozi ka zgjedhur të shkruajë “Është djali nga Blyth”, një referencë për qytetin e lindjes së Burn, që ndodhet jo shumë larg stadiumit të Newcastle, St James’ Park.

Veprimi inteligjent i tifozëve kundërshtarë

Videoja u bë shpejt virale, por më pas erdhi ironia: tifozët kundërshtarë u mobilizuan për të bërë që klipi në fjalë të fshihej nga YouTube, duke e prishur përgjithmonë funksionalitetin e tatuazhit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI