Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Shtimi i tarifave, Von der Leyen: Goditje e madhe, finalizojmë paketën e kundërmasave

Lapsi.al 3 April 2025
Shtimi i tarifave, Von der Leyen: Goditje e madhe, finalizojmë paketën

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas njoftimit të presidentit Donald Trump për një tarifë 20% për të gjitha mallrat nga vendet e BE-së.

Ajo tha se do të kishin pasoja të rënda për miliona njerëz në mbarë botën dhe se do të jetë një goditje e madhe për ekonominë botërore

“Njoftimi i Donald Trump për tarifat universale për të gjithë botën, përfshirë BE-në, është një goditje e madhe për ekonominë botërore. Më vjen shumë keq për këtë zgjedhje. Ekonomia globale do të vuajë masivisht dhe pasiguria do të “spiralizohet”. Pasojat do të jenë të tmerrshme për miliona rreth fjalës”, tha ajo.

BE-ja muajin e kaluar njoftoi kundërmasa prej 26 miliardë eurosh kundër një sërë mallrash amerikane, të planifikuara të hyjnë në fuqi këtë muaj, në përgjigje të tarifave të veçanta prej 25% për çelikun dhe aluminin europian.

“Tashmë jemi duke finalizuar paketën e parë të kundërmasave në përgjigje të tarifave për çelikun. Tani po përgatitemi për kundërmasa të mëtejshme për të mbrojtur interesat dhe bizneset tona nëse negociatat dështojnë. Ne do të qëndrojmë së bashku, uniteti ynë është forca jonë”, theksoi Von der Leyen.

Të këshilluara

OKB: Ukraina sot vendi më i minuar në botë

Rreth dy milionë mina tokësore janë të shpërndara nëpër Ukrainë, sipas OKB. Do të duhen vite që ato të pastrohen. Në qytetin e Bovary, në periferi të Kiyvit, ta...

17:00

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI