Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

Shfrytëzonin shtetase të huaja për pröstitucion, arrestohen dy turq në Tiranë

Lapsi.al 3 April 2025
Shfrytëzonin shtetase të huaja për pröstitucion, arrestohen

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas turq, të cilët shfrytëzonin një shtetase nga Turqia dhe një shtetase nga Azerbajxhani për prostitucion. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetaset që ushtronin prostitucion.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2500 euro dhe 200 dollarë të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, si dhe 3 celularë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Foreigners”. Shfrytëzonin 2 shtetase të huaja, për prostitucion, kapen dhe vihen në pranga një 31-vjeçar dhe një 27-vjeçare (shtetas turq).

Procedohen penalisht 2 shtetaset që ushtronin prostitucion. Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme dhe 3 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të prostitucionit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Foreigners”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit turq M. H. dhe S. B., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion një shtetase nga Turqia dhe një shtetase nga Azerbajxhani, të cilat e ushtronin prostitucionin në një apartament në Rrugën e Barrikadave.

Në përfundim të veprimeve, u arrestuan shtetasja M. H., 27 vjeçe dhe shtetasi S. B., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetaset që ushtronin prostitucion.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2500 euro dhe 200 dollarë të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, si dhe 3 celularë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI