Flash

"Nuk ka mbaruar". Gega grabit fitoren me Egnatian, Tetova i bindur: "E kthejmë"

Lapsi.al 3 April 2025
"Nuk ka mbaruar". Gega grabit fitoren me Egnatian, Tetova i bindur:

“Duhet vlerësuar çdo lloji ekipi, por Egnatia ka kualitet. Nuk mund ta bëjmë të bardhën të zezë, Egnatia ka lojtarë me eksperiencë, gjë që ne na mungon. Përveç Alban Hoxhës lojtarët e tjerë janë të rinj. Duke parë edhe shkallët e vështirësië, jam shumë i kënaqur nga ekipi, nga mënyra si interpretuan". Skënder Gega merr fitoren e dytë radhazi, pas debutimit në kampionat ndaj Laçit. Edhe në Rrogozhinë, në gjysmfinalen e parë të Kupës kundër Egnatias, të kuqtë u treguan cinikë me 1-0 e dytë radhazi.

Sidoqoftë, për finalen asgjë nuk ka mbaruar, po të dëgjosh teknikun e Partizanit, pavarësisht se kthimin do ta luajë në shtëpi me avantazhin e një goli: "Ka mbaruar vetëm pjesa e parë. Një pjesë e parë e mirë, por asgjë nuk ka mbaruar. Mund të mendosh se kontrollon lojën në fushën tënde… Kjo iku, kemi kohë për të menduar. Kemi 22 lojtarë, por ka disnivele".

Lexo më tej: Egnatia dominon, Keko i dënon: Partizani fiton në Rrogozhinë dhe sheh finalen pranë

Tani Gega ka përpara një tjetër sfidë që nuk duhet humbur, derbi i kryeqytetit me Tiranën. "Patjetër që na shqetëson se kemi shpenzuar energji. Do punojmë sa më shumë, pasi i kemi të gjitha kushtet për fatin e mirë. Në kohën kur unë isha duhej ta linim fushën sepse vinte ekipi tjetër. Sot kemi gjithçka tonën. Shpresojmë që për derbin t’i mbajmë larg presionit dhe të jenë me këmbë në tokë”.

TETOVA: "ASNJË DRAMË, E KTHEJMË"

“Kam keqardhje shumë, pasi çunat zhvilluan një ndeshje të mirë. U dogjëm nga një episode që mund të mos ndodhte. Duke ditur formatin e lojës së profesor Gegës dhe që ai luan në tranzicion, kjo ishte e vetmja keqardhje. Më vjen keq, por futbolli ky është, të shohim ndeshjen tjetër. Do të shihni një tjetër Egnatia në Tiranë, kam shumë besim në Tiranë". Edlir Tetova beson në skuadrën e tij dhe pavarësisht humbjes në shtëpi, nuk ka hequr dorë nga finalja. Në fakt, Egnatia u dënua nga një episod duke e dominuar ndeshjen: "Në 35 minutat e pjesës së parë ishte e gjitha në këmbët e Kasës. Kishte ngaterresë të manovrës, pasi duhej ta dërgonte topin diku tjetër. Kur ti bën 3 gabime dhe kundërshtari lexon edhe merr masat".

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI