Flash

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Krerët e BE thirrje për të “bojkotuar” SHBA-n, Scholz: Një sulm ndaj rendit tregtar

Lapsi.al 3 April 2025
Krerët e BE thirrje për të “bojkotuar” SHBA-n,

Në Gjermani, tarifat amerikane po përshkruhet si një shpallje e mirëfilltë lufte. Kancelari Olaf Scholz foli për sulm ndaj një rendi tregtar që ka krijuar prosperitet në të gjithë globin.

“Qeveria amerikane po merr një rrugë në fund të së cilës do të ketë vetëm humbës”, deklaroi ai.

Kreu i Këshillit të BE-së, António Costa shkoi edhe më tej. Pa përmendur bojkotimin e SHBA-së, por duke e nënkuptuar atë, Costa bëri thirrje që të zgjerohen marrëdhëniet tregtare me vendet e tjera.

Tani është koha për të ratifikuar marrëveshjet e reja të planifikuara të tregtisë së lirë me shtetet e Amerikës së Jugut dhe Meksikën. Tregtia është një motor i fuqishëm i prosperitetit global. BE-ja do të mbetet një mbështetëse e vendosur e tregtisë së lirë dhe të ndershme.

Kryetari i Komisionit të Tregtisë në Parlamentin e BE-së, Bernd Lange nga SPD-ja gjermane, foli për një “arbitraritet” “plotësisht të papranueshëm”, duke nënvizuar se dëmet nga e gjithë kjo situatë mund të mbërrijnë në miliarda. As Georgia Meloni, e vetmja lidere europiane që u ftuar në ceremoninë e betimit të Trumpit në muajin janar, nuk e sheh me sy të mirë këtë lëvizje të kreut të shtetit amerikan.

Kryeministrja italiane u shpreh megjithatë se shpreson në bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Evropës për të shmangur një luftë tregtare, sipas saj, sepse kjo do ta dobësonte Perëndimin.

Presidenti i Dhomës së Tregtisë së Jashtme për Gjermaninë, Dirk Jandura pret mjaft pasoja negative për ekonominë vendase.

“Do ta them hapur: ne do ta ndjejmë këtë,” tha ai për agjencinë e lajmeve Reuters.

“Do të na duhet t’i përkthejmë tarifat në rritje çmimesh, dhe në shumë raste kjo do të thotë rënie në shitje, por për kompanitë më të vogla që tashmë janë shfaqur të dobësuara nga vitet e fundit të vështira, mund të nënkuptojë gjithashtu falimentin.”

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI