Flash

Inzaghi jashtë zonës teknike, pengon Theo Hernandez: francezi detyrohet ta driblojë

Lapsi.al 3 April 2025
Inzaghi jashtë zonës teknike, pengon Theo Hernandez: francezi
Një imazh spikat mbi të gjitha pas gjysmëfinales së parë mes Milan dhe Inter. Nuk është ai i golit të Abrahamit dhe as i barazimit nga ish-lojtari Calhanoglu, por një moment tjetër – një screenshot – ku shihet Theo Hernandez duke dalë nga fusha dhe duke kaluar pas teknikut zikaltër Simone Inzaghi, i cili, edhe një herë tjetër, ishte dukshëm jashtë zonës teknike.

Inzaghi jashtë zonës teknike, Theo e driblon

Një derbi që përfundon në barazim dhe e lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet të mërkurën më 23 prill. Një përballje e tensionuar, e luftuar, me një rezultat që mund të konsiderohet i drejtë. Por gjatë gjysmëfinales së parë ndodhi diçka ndoshta e paprecedentë: Theo Hernandez u detyrua të devijonte në të majtë, duke dalë jashtë vijave të fushës për të ndjekur një top të dhënë nga Leao, pasi nuk kishte asnjë mundësi tjetër përveçse të shmangte Simone Inzaghin. Imazhi është i qartë. Ishte pjesa e parë e ndeshjes. Leao kishte topin në këmbë dhe kërkonte të pasonte te Theo Hernandez. Një skemë klasike, manovra në krahun e majtë të Milanit. Por francezi nuk e gjeti përballë një kundërshtar, por trajnerin Simone Inzaghi, i cili ishte dukshëm jashtë zonës teknike dhe e detyroi Hernandezin të kalonte pas tij. Një veprim i zgjuar dhe i pashmangshëm nga ana e francezit, i cili nuk kaloi pa u vënë re, as në rrjetet sociale, ku polemikat për këtë episod shpërthyen menjëherë.

Çfarë duhet të ndodhë sipas rregullores?

Nuk është hera e parë që Inzaghi del jashtë zonës teknike, përkundrazi. Të dielën e kaluar, trajneri kampion i Italisë u ndëshkua me karton të kuq (dhe për këtë arsye nuk do të jetë në pankinë kundër Parmës) për protesta të tepërta dhe për daljet e përsëritura jashtë zonës teknike.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI