Flash

Ernest Muçi nuk eviton dot rënien e Besiktas: Goztepe e thyen 1-3 në Kupë

Lapsi.al 3 April 2025
Ernest Muçi nuk eviton dot rënien e Besiktas: Goztepe e thyen 1-3

Besiktas është mundur 1-3 nga Goztepe në çerekfinalen e Kupës së Turqisë, pavarësisht avantazhit fillestar të sigluar nga Ernest Muçi. Bardhezinjtë mbetën me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Sanuç dhe në këtë situatë përfitoi Romulo, që shënoi një tregolësh, duke e marrë topin në shtëpi.

Gjërat nisën më shumë se mirë për “shqiponjat” e Stambollit, që kaluan në avantazh pikërisht me ish-sulmuesin e Tiranës. Muçi, pas një pasimi nga Rafa Silva, vrapoi me topin në këmbë, duke mposhtur me finesë portierin kundërshtar. Një gol i rëndësishëm për 24-vjeçarin, që po zhvillon një sezon pozitiv në Turqi. Muçi ka shënuar deri tani 7 gola, duke dhënë edhe 3 asist.

Lexo më tej: Video/ Rashica e Muçi spektakël në Europa League: Besiktas mposht 4-1 Athletic

Sidoqoftë, nuk ka mjaftuar për Besiktas, sepse në minutën e 36' ka mbetur me 10 lojtarë. Sanuç u ndëshkua me karton të kuq dhe vetëm dy minuta më pas Romulo barazoi. Në pjesën e dytë Goztepe bëri diferencën dhe Romulo fillimish kompletoi përmbysjen me penallti në minutën e 79', pastaj vulosi suksesin e miqve në minutën e 81' me trisin personal.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/67eecd79a87be.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI